Tryeza mbi të cilën ish-presidenti amerikan, Barack Obama kishte degustuar një pjatë tipike vietnameze, në një restorant të vogël popullor të Hanoit, u vendos në një ekspozitë xhami, një atraksion që tërheq kuriozët.
Restoranti ”Bun Cha Huong Lien” u riquajt tashmë “Bun Cha d’Obama” duke iu referuar pjatës që Barack Obama kishte porositur gjatë një vizite në vitin 2016, raporton ata.
Ai ishte ende në detyrë gjatë vizitës zyrtare në vendin komunist dhe kishte krijuar habi kur ai kishte shkuar në këtë restorant ku pjata tipike vietnameze me makarona kushtonte më pak se tre euro.
Pas darkës ai dha një intervistë televizive për CNN me kuzhinierin Anthony Bourdain ndërkohë që një turmë njerëzish u mblodhën para restorantit për të parë Barack Obama.
Që prej asaj kohe, klientët janë familjarizuar me fotot e darkës së famshme në muret e restorantit dhe me këtë tryezë përjetësisht bosh në mes të restorantit.
“Jam shumë i lumtur që jam ulur pranë tryezës ku presidenti Obama ka qëndruar sepse e dua shumë”, theksoi Tran Dinh Ha, një punonjës.
“Restauruesit theksojnë se kishin refuzuar ofertat për ta riblerë tryezën e famshme duke preferuar të ruajnë kujtimin e Obamës”, theksoi Nguyen Thi Lien, pronar i restorantit.
Që prej kohës së sarkofagu prej xhami u vendos, restoranti u transformua në atraksion, turistët bëjnë selfie para tryezës së famshme.(TemA)


