• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
RESTAUROHET PAS 30 VITESH/ Kisha e Shën Nikollës në Berat
Home
Kulturë

RESTAUROHET PAS 30 VITESH/ Kisha e Shën Nikollës në Berat

8 November, 2018 enxhi.autor Kulturë

Pas 30 vitesh, kisha e Shën Nikollës në lagjen “Kala” të Beratit do të restaurohet, për t’u shndërruar sërish në një objekt të vizitueshëm dhe tërheqës për vizitorët. Ndërhyrja do të kryhet në tavane, mure dhe ambientet e brendshme, falë një investimi prej 15 mln lekë.

Kisha e Shën Nikollës në lagjen simbolike “Kala”, në qytetin e Beratit, do t’i nënshtrohet restaurimit për herë të parë pas 30 vitesh.

Drejtori i i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat, Eugen Kallfani, shprehet se me këtë ndërhyrje, objekti i kultit, Monument Kulture i kategorisë së parë, do të shpëtojë nga rrënimi i plotë, për t’u kthyer në një tjetër atraksion për vizitorët në Berat.

Eugen Kallfani: Në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe specialistëve tanë u pregatit një projekt restaurimi dhe pas miratimit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit nisi puna në këtë objekt. Restaurimi përfshin punimet që kanë të bëjnë me rikonstruksionin total të çatisë, ambjenteve të brendshme, pjesën e mureve.

Punimet për restaurimin e kishës së njohur ndryshe si kisha e Shën Kollit, e ndërtuar që në shekullin e XVI do të zgjasin rreth 3 muaj, ndërsa investimi kap shifrën e 15 milionë lekëve.

Ndërhyrja në këtë objekt të lënë në harresë, është pjesë e një pakete restaurimi që përfshin edhe kisha të tjera në kalanë e Beratit.

Eugen Kallfani: Këto lloj ndërhyrjesh vinë në kuadër të një pakete. Është kisha e tretë që ndërhyjmë.

Pas restaurimit, kisha e Shën Nikollës, do t’i shtohet listës së objekteve që mund të vizitohen në qytetin e Beratit nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Xhaxhai im grek
Previous article VRASJA E KATSIFAS DHE THIRRJET E GREKËVE/ Çfarë ndodhi sot në Bularat: "Zjarr qenve shqiptar" (VIDEO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT