• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RESTAURIMI I XHAMISË: Drejt ndryshimit monumenti i “Allajbegisë” në Dibër. Turistë gati për…
Home
Media të Huaja

RESTAURIMI I XHAMISË: Drejt ndryshimit monumenti i “Allajbegisë” në Dibër. Turistë gati për…

28 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë, e ndodhur në fshatin Burim, Dibër do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Shkodër për “Restaurimin e Xhamisë së Allajbegisë”, i cili parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë të objektit.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Xhamia e Allajbegisë ndodhet në një fushë të hapur pranë fshatit Burim në rajonin e Dibrës. Ajo është ndërtuar në vitin 1578 dhe i takon tipologjisë së xhamive të vogla monumentale me kupolë, minare dhe hajat.

Teknika e përdorur e klauzonazhit është një veçori e rrallë për rajonet verilindore të Shqipërisë. Xhamija e Allajbegisë përbëhet nga salla e lutjeve në formë kubike e mbyllur me një kuve, minareje dhe themelet e një portiku të shembur si pasojë e një tërmeti.

Dera në anën veriore shërbente për të hyrë në sallën e lutjeve. Mihrabi dhe gjurmë të mimbar janë gjetur në murin jugor të dhomës të ndërtuar me dru. Salla e lutjeve është mbuluar nga një kupolë në formë sferike.

Në muret perëndimore, jugore dhe lindore janë vendosur nga tre dritare në dy rreshta, ndërsa në murrin verior ndodhen vetëm në një rresht. Xhamija e Allajbegisë përfaqëson një monument me rëndësi kombëtare i shpallur në vitin 1970 monument kulture i kategorisë së parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vajza 2-vjeçare vdes në avion, ataku në zemër i mori jetën
Previous article Zbulohet largimi i parë i një ministri nga qeveria, Macron humb një figurë kyçe

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT