• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
RESTAURIMI I IKONAVE NË BERAT/ FOTO: Si do t’i rikthehen identitetit të tyre 5 krijimet
Home
Kulturë
Arkitekture

RESTAURIMI I IKONAVE NË BERAT/ FOTO: Si do t’i rikthehen identitetit të tyre 5 krijimet

25 August, 2018 g.autor Arkitekture, Art, Kulturë, Trashegimi

Pesë ikonat e Amvonës në Katedralen “Fjetja e Shën Mërisë”, sot “Muzeu Onufri”, Berat do t’i nënshtrohen së shpejti procesit të restaurimit.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Ndërhyrje restauruese në pesë ikonat e Amvonës, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje konservuese dhe restauruese.

Specialistët e Sektorit të Artit pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat vijojnë punën për nxjerrjen në dritë të koleksionit të veprave të artit, pjesë e fondit të Muzeut “Onufri”.

Shumë prej këtyre veprave të artit paraqesin problematika të ndryshme, pasi e kanë të domosdoshme ndërhyrjen konservuese dhe restauruese, duke shmangur kështu degradimet e mëtejshme të ikonave, si dhe për t’i rikthyer imazhit ikonografik madhështinë dhe bukurinë fillestare.

DRKK Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Laboratori i Restaurimit të Veprave të Artit në qytetin e Beratit ka restauruar gjithashtu ikonat “Mbledhja e Kryeengjëjve”, me autor Gjergj Johan Çetirin, si dhe ikonën me të njëjtin emër “Mbledhja e Kryeengjëve”, e Kostandin Zografit, “Ngritja e kryqit” dhe “Shën Thanasi”, etj.

Muzeu Kombëtar Onufri është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986.

Muzeu mban emrin “Onufri”, për nder të njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek. XVI. Katedralja është e rindërtuar në vitin 1797 dhe është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas-bizantine në qytetin e Beratit.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej mëse 1500 objektesh, pjesë e fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe të qytetit të Beratit, ku 106 objekte janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike.

Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë shqiptarë, që u përkasin shekujve XIV – XX: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku dhe Çetirët (Gjergji, Johani, Naumi, Nikolla dhe Gjergji i riu), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Gdhendjet në dru të katedrales janë realizuar nga mjeshtrat Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit dhe mjeshtër Stefan Barka nga Misrasi i Oparit në shekullin e XIX.

AMVONA

Amvona ku ndodhen edhe pesë ikonat që pritet të restaurohen është një podium shumë i hershëm në të cilën ngjitet Dhjakoni për të lexuar Ungjillin, por mbi të mund edhe të predikohet Fjala e Perëndisë. Gjendet zakonisht i ngritur dhe i mbështetur pas një kolone. Përveç këtyreve në shumë raste mbi amvonë lexohen dekrete të ndryshme që kanë një rëndësi të madhe për besimtarët, kryesisht dekretet Sinodike, por dhe ato qeveritare. Amvona është një nga pjesët më të larta të Kishës, e cila simbolizon që fjalët dhe dekretet të cilat shpallen nga atje, burojnë dhe frymëzohen nga Perëndia. Shpeshherë simbolizohet me Sionin, Malin e Lartë të Izraelit nga i cili buruan dekretet më të mëdha të Perëndisë në Dhiatën e Vjetër. Mbishkrimi i datimit gjendet i gdhendur në dru, rreth pjesës së poshtme të amvonit dhe lexohet “Usta Naumi ka qenë nga Lavdari i Oparit, 1849 qershor 30, mjeshtër Naumi”. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI MOTOR DUKE XHIRUAR GOMAT/ VIDEO: Kush është Klea, policja që bën thirrje për emergjencat
Previous article JUVENTUSI PUNON NË FSHEHTËSI/ Bardhezinjtë ka nënshkruar me MBAPPEN E RI

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT