“RESPEKT. Gëzuar Ditëlindjen Mister Reja, tanti auguri a te”, shprehet Rama në mesazhin e urimit krahas një video nga ku ekipi i kombëtares e ka surprizuar trajnerin
Reja në 76 vjetorin e tij të lindjes.
Me fishekzjarrë, muzikë dhe tortën me flamurin kuq e zi, ekipi e ka uruar trajnerin Reja duke kënduar “Shumë urime për ty“ në gjuhën italiane pas përfundimit të ndeshjes me Hungarinë në Budapest.
Edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi me rastin e ditëlindjes së 76-të trajnerin e kombëtares shqiptare të Futbollit, Eduardo Reja.
Përmes një videoje, Balla uroi trajnerin Reja pas përfundimit të ndeshjes me Hungarinë, ku Shqipëria falë golit të shënuar nga Broja arriti të siguronte 3 pikë mjaft të vlefshme, duke vijuar ëndrën drejt kampionatit botëror të Katarit.
“Urime dhe gëzuar ditëlindjen dhe faleminderit për gjithçka keni bërë për kombëtaren”, tha Balla në videon e urimit.