• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RESORTET E NDËRTUARA ME PARA TË PISTA”/ Nga “Santa” e Balilit, tek “Adori” i Hoxhës (FOTOT)
Home
Ekskluzive

“RESORTET E NDËRTUARA ME PARA TË PISTA”/ Nga “Santa” e Balilit, tek “Adori” i Hoxhës (FOTOT)

5 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Nga kabinat e plazhit, tek dhomat banesave private të lëshuara me qira nga banorët e zonave turistike, duke vijuar tek hotelet me standarde të cunguara, turizmi shqiptar ka avancuar ndër vite, dhe tashmë duket se janë hedhur piketat e para të ofrimit të një turizmi që po përshkruhet si cilësor, luksoz apo elitar.

Resorti është një kompleks hoteli ku ti mund të gjesh gjithçka pa lëvizur mjafton vetëm ta kërkoni. Për të ndërtuar një kompleks të tillë në Shqipëri duhen shumë para. Në këtë mënyrë ata që mund ta kenë një resort të tillë janë biznesmenët e fuqishëm ose njerëz të botës së krimit të cilët i ndërtojnë për të justifikuar pasurinë e tyre të krijuar nga burime të jashtë ligjshme.

I tillë ishte rasti i djeshëm ku iu sekuestrua prokuroria e krimeve të rënda  ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit, Admir Hoxha, i cili është në kërkim për trafik droge. Prokuroria njofton se biznesmenit i është sekuestruar resorti “Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë. Gjithashtu, Hoxhës i është bllokuar edhe automjeti tip Audi me targë AA111MP. Pasuritë e Admir Hoxhës dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal. 

Por ky nuk është rasti i vetëm ku janë sekuestruar resorte të cilat dyshohen se kanë ardhur nga burime kriminale.

AlpeNews.al ju sjell disa nga raste e sekuetrimeve te resorteve me para të krimit:

Çfarë ndodhi dje:

Prokuroria e krimeve të rënda  ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit, Admir Hoxha, i cili është në kërkim për trafik droge. Prokuroria njofton se biznesmenit i është sekuestruar resorti “Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë. Gjithashtu, Hoxhës i është bllokuar edhe automjeti tip Audi me targë AA111MP. Pasuritë e Admir Hoxhës dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal.

RESORTI “SANTA QUARANTA”

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestron preventive për mostjetërsimin e disa pronave familjes Balili. Pjesë e kërkesës së organit të akuzës është ish kampi i pushimit të punëtorëve, aktualisht hotel “Santa Quaranta” në Sarandë, 28.690 metër katror truall si dhe 36 apartamente e njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 2178 metër katror.

Resorti i familjes“Bajri”

Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka sekuestruar një resort-hotel në Velipojë dhe një lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal.

Resorti i Isuf Brahimaj

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e një godine 5-katëshe me destinacion resort turistik në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, në pronësi të shtetasit Shpëtim Brahimaj, por për të cilën ka dyshime të arsyeshme se është ndërtuar nga paratë e aktivitetit kriminal të të birit të tij, Isuf Kokaj (Brahimaj), i vrarë pas një atentati me minë të telekomanduar në fund të gushtit 2014.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5400 TË PREKUR NGA KANCERI NË VIT/ Ministrja Manastirliu: Shifër normale edhe për vendet evropiane
Previous article TË SHKOJ APO TË MOS SHKOJ? Hazard merr vendimin: Nëse do të kisha mundësinë të luaja...

F.autor

Postime të ngjashme

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT