Prurjet e shumta të përrenjve malorë si pasojë e reshjeve të dendura kanë bllokuar dhe kanë lënë pa komunikim qindra banorë.
Përroi i Bellovës ka izoluar mbi 150 familje me rreth 800 banorë. Banorët e kësaj zone edhe pse janë vetëm 5 km nga qyteti i Peshkopisë pjesën më të madhe të vjeshtës dhe dimrit mbeten të izoluar.
Shkak për izolimin është bërë mungesa e një ure dhe rruga tejet e shkatërruar përgjatë shtratit të këtij përroi të rrëmbyeshëm.


