Reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë natës kanë bllokuar segmentin e Qafë Thores, që të çon drejt Thethit. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për qarkun e Shkodrës, teksa bëjnë me dije se kanë nisur punimet për të bërë zhbllokimin e rrugës.
“Situata në përgjithësi në territorin e Qarkut është e qetë, ndërsa sipas informacioneve të marra nga Autoriteti Verior, në orët e vona të natës dhe të mëngjesit të ditës sotme, kane rëne disa ortekë te tunelet të cilat kane bllokuar përsëri për momentin segmentin e Qafë Thores. Po punohet nga strukturat e Autoritetit Verior në dy krahët për të bërë të mundur hapjen e rrugës”, thuhet në njoftim.
‘Nuk bëj më shumë se 1 ditë burg po më denoncove’/ Dëshmia e plotë e Eljana Sherifit që u shfrytëzua nga tutori Luvigj Shpati, prokurorja Blerta Hamza e liroi për 2 ditë
Ndërkohë, një ditë më parë, si pasojë e reshjeve të dendura të borës mbeti e bllokuar për disa orë Bogë-Theth. Orteku që kishte bllokuar rrugën u hoq dhe qarkullimi nisi të kryhej pa problem.


