• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RESHJET E DENDURA SHKAKTOJNË PROBLEME NË LEZHË/ Situata nën monitorim në Shkodër e Kukës
Home
Breaking News

RESHJET E DENDURA SHKAKTOJNË PROBLEME NË LEZHË/ Situata nën monitorim në Shkodër e Kukës

4 November, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Lezhës që prej mesnatës së kaluar kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike dhe në lëvizjen detare.

Sipas të dhënave nga terreni, shumë fshatra në zonën e Zadrimës, si dhe në njësitë administrative Kolsh dhe Zejmen, kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet nga moti i keq. Grupet e punës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë në zonat e prekura.

Ndërkohë, në brigjet e Shëngjinit është regjistruar dallgëzim i lartë, duke e bërë të rrezikshme lundrimin me mjete të vogla. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të peshkimit që të tregojnë kujdes dhe të shmangin daljet në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e Qarkut të Lezhës janë vendosur në gatishmëri për t’i paraprirë çdo situate që mund të krijohet.
Nga komunikimi me strukturat vendore, Prefekti i Qarkut Shkodër ka bërë me dije se në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës ka pasur reshje me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes, ndërsa në bashkinë Fushë Arrëz reshjet vijojnë me intensitet mesatar. Deri më tani, nuk janë raportuar problematika apo situata emergjente.

Situata në Qarkun Kukës paraqitet e qetë. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht dhe nuk janë raportuar problematika emergjente nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has.

I gjithë qarku furnizohet me energji elektrike, me përjashtim të njësive administrative Zapod, Topojan dhe Shishtavec në bashkinë Kukës, ku grupet e punës po punojnë për rikthimin e furnizimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PENSIONET/ Rama: Përveç bonusit të fundvitit, nga janari do të ketë rritje muaj për muaj
Previous article ÇFARË NDODHI? Tritol biznesit në Kuçovë, policia jep detaje

s.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT