Moti i rënduar me reshje ka bërë që në dsia fshatra të Korçës, Fierit dhe të Elbasanit të ketë dalje nga shtrati të lumenjëve, apo edhe përrenjëve.
Mësohet se në fshatin Goskovë reshjet e dendura kanë bërë që përroi të dalë nga shtrati dhe të marrë me vete tre automjete, tip veturë.
Gjithashtu mësohet se edhe disa magazina janë përmbytur.
Deri më tani raportohet për dëme materiale, dhe asnjë të plagosur nga reshjet e shiut.
INFORMACIONI I DERITANISHËM NGA EMERGJENCAT CIVILE
Në Fier janë rrëzuar disa pemë duke dëmtuar edhe automjetet që kanë qenë poshtë tyre.
Disa depozita uji janë rrëzuar nga tarracat e pallateve, por nuk raportohet për dëme në njerëz.
Në Korçë moti me reshje të dendura ka shkaktuar disa dëme materiale të rikuperueshme.
Në qytetin e Vlorës janë dëmtuar disa biznese në zonën e Lungomares.
/AlpeNews.al





