• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RESHJET E DËBORËS/ ARRSH: Segmentet rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve
Home
Sociale

RESHJET E DËBORËS/ ARRSH: Segmentet rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve

25 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Nisur nga situata e motit të keq e paraqitur për 24 orët e fundit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pasqyruar gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin, ku bën të ditur se nuk rezultojnë rrugë të bllokuara. Ulja e temperaturave dhe reshjet intensive të rëna të dëborës kanë krijuar vështirësi në disa akse të rrugëve në zonat rurale në veri dhe verilindje me lëvizjen e automjeteve.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar segmentet rrugore në vend të cilat janë të kalueshme me zinxhirë për shkak të ngricave të akullit të shkaktuara nga reshjet e dëborës, janë ato të zonave malore në rajonin verior dhe verilindor kurse në juglindje të vendit nuk paraqitet situatë problematike.

Konkretisht ARRSH informon se në rajonin jugor në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht pa zinxhirë. Ndërkohë në juglindje, në Qarkun e Korçës edhe pse gjatë 24 orëve të fundit ka  pasur reshje të dobëta bore, njoftohet se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës, ndaj situata e qarkullimit të automjeteve kryhet normalisht në të gjithë akset.

Situata paraqitet e vështirësuar në rajonin verior, kryesisht në Dibër dhe Mirditë ku ARRSH përmend si akse që duhen qarkulluar me zinxhirë akset Zalldardhë – Draj Reç, Domaj – Draj Reç, Ura e Cerenecit – Steblevë, 20 km e fundit të aksit, Reç – Qafë Drajë .

Sa i përket rajonit qendror në Tiranë, ARRSH bën me dije se në aksin rrugor Librazhd-Steblevë ka pasur reshje të dobëta dëbore, dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Këto janë arsyet që ju pengojnë të mbeteni shtatzënë
Previous article HARROJINI THONJTË E ZAKONSHËM/ Ja si do t'i bëjmë tani e tutje (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT