• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RESHJE SHIU E BRESHËR/ Parashikimi i motit për këtë javë
Home
Sociale

RESHJE SHIU E BRESHËR/ Parashikimi i motit për këtë javë

23 October, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse orët apo ditët me diell nuk do të mungojnë.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe ditën e Martë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta kryesisht në relievet e larta malore.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet kryesisht i vranët edhe pse siç u përmend më lartë nuk do të mungojnë orët me diell (kthjellime). Nga orët e pasdites të ditës së Mërkurë deri në orët e mëngjesit të ditës së Enjte përgjatë ultësirës perëndimore priten reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesët e tjera të vendit reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar.

Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti parashikohet fillimisht me alternime kthjellimesh e vranësirash. Më pas mot i vranët e reshje shiu të herëpashershme. Reshjet në zonën e veriut dhe qendër do të jenë me intensitet hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve.

Vlen për tu theksuar gjithashtu se pritet luhatje e ndjeshme e temperaturave herë në vlerat minimale dhe herë në ato të mesditës (si pasojë e ndryshimit drastik të masave ajrore por edhe elementit të erës). Duke iu referuar elementit të erës ajo pritet përsëri intensive dhe relativisht problematike nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte pasdite. Për këto ditë era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 18-23 m/s duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Ditari i Enver Hoxhës: Në televizion kam parë skenat e masakrave të tmerrshme, që janë kryer në dy kampe palestineze...
Previous article "UNË JAM SAPIOSEKSUALE"/ HABIT Diola Dosti: Gjatësia dhe stili i Edi Ramës….

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT