Sapo arrij në Qafë Thanë pamja e parë që më shohin sytë është ngjyra e blu e Liqenit të Ohrit, i cili vezullon nga rrezet e diellit. Aq shumë, sa ndër vite është pagëzuar edhe me emrin “Liqeni i Dritës”.
Ajo që i jep më shumë rëndësi dhe veçanti këtij liqeni është peshku koran, një specie unikale që rritet vetëm në liqenin e Dritës (Ohrit). Por peshkimi pa kriter vitet e fundit ka rrezikuar deri në zhdukje.
Të mos jesh peshkatar dhe të peshkosh në liqenin e Ohrit është e vështirë.
Ora 04:00 të mëngjesit takohem me anëtarin e OMP (Organizata e Menaxhim Peshkimit) Çlirim Likollarin. Është errësirë, duket e frikshme të nisesh për peshkim edhe pse liqeni është i qetë dhe hëna ka rënë mbi të dhe i jep një bukuri nga ato që të lënë pa fjalë.
Teksa bëhemi gati për të hipur në varkë dhe të nisemi drejt liqenit për të peshkuar Çlirimi më pyet nëse kam frikë, që ndryshe të zbres nga varka sa jam në kohë, pasi në liqen është shumë e vështirë të peshkosh natën.
E megjithatë, mes te qeshurave dhe batutave, rezistova.
Dhe kështu, u nisëm.
“Duhet të mos kesh frikë dhe të jesh e qetë sepse dhe koha është e mirë liqeni ka qetësinë e tij. Në kohë të keqe nuk duhet të marrësh guximin të hysh në liqen sepse dallgët dhe shiu të mbysin është shumë e vështirë të dalësh në breg i gjallë. Kam pasur një eksperiencë të vishtë para shumë viteve kur kam qenë në rini kam hyrë me babin për peshkim dhe pa pritur moti u përkeqësua zuri një shi i rrëmbyeshëm dallgët ishin të mëdha por për fat të mirë nuk ishim shumë larg nga bregu, varka po mbushej me ujë unë i jepja lopatave se në atë kohë nuk kishim motorr si sot ndërsa babi hiqte ujin nga varka. Moti i keq shiu po na merrnin frymën gjithçka dukej mjergull deri sa arritëm në anë thame se aq e patëm dhe që nga ajo ditë nuk kam hyrë në liqen në mot të keq“, tregonte Çlirimi teksa shfaqej i qetë.
Pa kuptuar, arritëm në pikën ku ai duhej të hidhte grepat për të peshkuar koran, grepat ata i quanin “stava“ sepse përveç grepit ka një pllakë ngjyrë rozë ose argjendi, këto peshkut i duken si ushqim dhe në këtë mënyrë arrin të bien pre e tij.
Mbaruan së hedhuri të gjitha grepat në liqen, ora shenonte 05:00 Çlirimi më tregoi më tepër mbi peshkimin dhe koranin më të madh që ka peshkuar në liqen.
“Siç u thash edhe më pare babai im ka qenë një ndër peshkatarët më të mëdhenj të kësaj zone, nuk kishte njeri që nuk e njihte dhe gjithmonë kur shkonte për peshkim më merrte edhe mua me vete peshkonim bashkë dhe njëherë kur dolëm për peshkim hidhnim rrjeta dhe aty kemi zënë një koran 10 kilogram. Unë tani nuk kam shumë kohë të peshkoj sepse kam edhe punën, pothuajse nuk dal të peshkoj, por ndonjëherë për qejf edhe dal.”
Ora 06:00 e mëngjesit dielli po lind magjishëm sa po më duket sikur e kam shumë afër, ngjyra portokalli e tij po më vezullon sytë, është një ndjesi e veçantë dhe e papërshkrueshme. Po fillojnë disa dallgë të lehta varka po lëkundet sa këtej sa andej, po më përzien njësoj sikur të jem në makinë.
Nga ana tjetër, Çlirimi po fillon të mblidhë grepat.
“Të gjithë që hynë në liqen në këtë orë dhe këto kushte ju ndodh kjo e përzierjes, por mësohesh dhe të kalon. Tani do mbledhim grepat dhe do shohim sa peshk do kemi zënë”, theksoi ai.
Asnjë peshk koran nuk duket në tre stavat e para. Më duket e çuditshme mënyra se si mblidhen ato, janë të lidhura pas një bidoni dhe një zinxhimi që grepi mos fundasë dhe të ketë mundësi që të ngrihet lart.
Jemi në stavën e 10-të dhe grepi ka kapur një koran, me sy duket 2 kiliogram, pamjen e ka shumë ndryshe nga peshqit e tjerë, ngjyrat janë të veçanta. Ajo që e dallon më tepër janë pikat e kuqe që ai ka në bark. Dita zbardhi gjithçka duket shumë bukur.
Pamja është si një pikture, nga këtu duket Pogradeci dhe fshatrat që e rrethojnë, malet me pemë dhe aksi rrugor ku duken makinat që kalojnë.
I mblodhëm të gjitha grepat, tani po nisemi për të dalë në breg. Në pjesën e mbrapme të varkës ndodhet motorri po krijon disa dallgë të vogla me shkumë të bardha duket këndshëm, nëse vazhdon ta shohësh të fut në mendime dhe të bën të mendosh se thjesht ke dalë për një shëtitje me ndonjë jaht në liqen.
Dolëm në breg, shoh shumë peshkatarë dhe shumë varka,të gjitha ngjyrë të verdhë dhe blu.
“Rregull është vendosur që çdo varkë peshkimi të ketë ngjyrë të verdhë dhe targën njësoj si makinat dhe të gjithë peshkatarët duhet të pajisen me leje peshkimi ose licensë. Kush kapet duke shkelur ndonjë nga këto rregulla atij i konfiskohen mjetet e peshkimit pasi jo çdo kush mund të peshkojë. Që në fshatin Lin dhe deri në Tushemisht peshkojnë 220 peshkatarë, të paijsur me leje peshkimi”, thekson Çlirimi.
Varka duhet ngritur lart, Çlirimi nuk mundet ta bëjë vetë, po thërret një nga peshkatarët ta ndihmojë. Erdhi na ndihmoi ta vendosnim varkën në skelë, të gjitha vakrkat janë rresht me njëra tjetrë dhe nga pamja estetike duken këndshëm.
Vendosëm të vizitojmë një nga qendrat ku rriten vezët e koranit, të cilat mblidhen gjatë sezonit të dimrit dhe lidhen në liqen në muajt shtator-tetor. Kjo bëhet që ky peshk mos pësojë zhdukje pasi është një specje endemike dhe vitet e fundit është kërcënuar zhdukja e tij.
Qendrat ku mblidhen vezët e koranit janë një në fshatin Lin dhe një në Tushemisht.
Shkojmë në fshatin Lin, rruga shumë e vështirë për të arritur tek grumbullimi i peshqve, makina vshtë e detyruar të kalojë në njërën anë në rrugë dhe në njërën anë të prekë pak në liqen. Arritëm, takojmë aty Çelnike Sheganin Specialisten e rritjes së peshkut të koranit.
Dëgjohet zhurma e ujit që rrjedh në vaskat e peshqve. Ka shumë të tillë, teksa i shoh peshqit ndryshe nga korani i madh që kapëm në liqen, duken shumë të vegjël… gati gati, si larva.
“Në natyrë riprodhuesit femra shtojnë shumë pak, fekondimi në natyrë bëhet por ato gjejnë vende me zallishte, guriçka dhe i hedhin aty vezët pore keqja e kësaj pune është se këto vezë i kanë gati peshqit e tjerë që mund t’i konsumojnë. Ne grumbullojmë vezët gjatë muajit dhjetor-janar i fekondojmë këtu edhe me materialin mashkullor. Vezët i sjellim në incubator dhe i shtrojmë në aparat dhe e ndjekim këtë procedurë për 5 muaj. I rrallojmë, i dizifektojmë, kujdesemi për ujin, i ushqejmë. Ushqimin e kemi në qendër të vëmëndjes sepse duhet të arrimë në madhësinë e dukhur të peshkut, është shumë e ështirë t’i rrisvs në mënyrë artificiale. Çdo vit hidhen rreth 1 milionë peshq në liqen. Tre vitet e fundit kemi pasur shumë here më kaq dhe jemi detyruar t’i hedhim më përpara në liqen se kohën që ka pasi nuk kemi kapacitete ku t’i mbajmë. Periudha që ne i hedhim në liqen janë muajt shtator-tetor.”, shprehet Çelnikja.
Të peshkosh në liqenin e Ohrit është një eksperiencë e veçantë por edhe e vështirë, por megjithatë peshkimi pa kriter duhet shmangur që peshku Koran, te vijoj pa rrezik zhdukjeje.
(Shqipe Likollari)