• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REPORTAZH/ Robert Elsie, rrugëtimi i fundit
Home
Aktualitet
Reportazh

REPORTAZH/ Robert Elsie, rrugëtimi i fundit

20 October, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Reportazh

Arturi Metani e kishte shoqëruar për 25 vite me radhë në udhëtime, ndaj të njëjtën gjë bëri edhe këtë herë. Për të, Roberti ishte një mik e një baba shpirtëror.

“Nuk e prisja këtë udhëtim ta bëja për Robertin që ta çoja trupin e tij të pajetë në Theth. Roberti ishte një njeri i mrekullueshëm, një njeri shumë, shumë i mirë dhe me shpirt të madh. Roberti me kupton në sy mua se çfarë unë kisha, ose se çfarë ndjeja. Ai ishte një njeri inteligjent dhe e shikonte kur isha i mërzitur, kur isha i gëzuar”, kujton shoferi i albanologut të famshëm kanadez, Artur Metani.

Në ceremoni Robert Elsiet i bëhen të gjitha ritet e kësaj zone.

“Ne u kënaqëm që një i huaj vjen dhe na nderon neve, nderon vendin tonë, nderon Kishën e Thethit, nderon burrat e Thethit”, deklaron Prak Gjergj Tërthorja, banor i Thethit.

Por çfarë thotë partneri i tij Stephan Trierweiler?

“Në fakt nuk ka qenë një amanet i Robertit që të prehet në Theth, por meqë ai e kishte lënë në dorën time, ishte logjike që paqen e fundit ai ta gjente pikërisht në këtë vend. Madje ka një anekdotë të vogël, sepse gjithnjë kur kemi folur për ndarjen e tij nga jeta, edhe me shaka. Unë i pata propozuar që ai ta gjejë paqen e përjetshme ose në Kosovë, ose në Shqipëri, ai më thoshte gjithmonë mos i nënvlerëso pengesat burokratike që do të gjesh në këto vende”, thotë Stephan.

Roland Tasho, ishte ai që e veshi për herë të parë me rroba popullore.

“Ideja për t’u prehur në Theth dhe me kostum popullor shqiptar m’u duk një ide brilante”, thotë ai.

Robert Elsie do të mbahet mend si autor i shumë veprave dhe artikujve që kanë pasur në fokus çështje që lidhen me gjuhën dhe kulturën shqiptare. Por çfarë do të bëhet me gjithçka që Roberti la pas. Sipas Stephanit, projektet e mëdha fatmirësisht i kishte përfunduar.

“Deri në momentin e fundit unë kam folur shpesh me Bobin se çfarë do të ndodhë me veprën e tij. Ai më ka sugjeruar shumë njerëz, miq të afërt të familjes me të cilët unë do të këshillohem pastaj do të marr vendimin tim”, tregon Stephan.

Ata kanë udhëtuar bashkë nëpër Shqipëri, ndaj ai premton se do të vijë 2 herë në vit, tani që banesa e re dhe e fundit e partnerit të tij do të jetë këtu.

“Bobi më përket mua! Është gjithmonë në zemrën time, por nga ana tjetër jam i bindur që ai i përket edhe popullit shqiptar”, thotë Stephan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH JANE/ Katër artistë të njohur, në garë për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve
Previous article Kinë, presidenti Xi Jinping me teorinë e tij politike

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT