• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REPORTAZH/ Nga gardhi me tela dhe portat me roje, kompania vazhdon punën në inceneratorin e Tiranës
Home
Aktualitet
Kronikë

REPORTAZH/ Nga gardhi me tela dhe portat me roje, kompania vazhdon punën në inceneratorin e Tiranës

17 December, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në kohën kur skandali me inceneratorët është tema e debatit dhe diskutimeve në çdo ambient publik, politik dhe juridik për shkak të arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, në venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë situata paraqitet normale.

Gazeta “Panorama” bëri një vëzhgim të situatës në inceneratorin e Tiranës, për të cilin opozita ka ngritur akuza për korrupsion në miliona euro. Përballja e parë me zonën e trajtimit të mbetjeve në Tiranë është emri i kompanisë së kontraktuar për ndërtimin dhe operimin e tij “Integrated Energy.BV.SPV”, në një hapësirë prej dhjetëra hektarësh. Ajo është e rrethuar në mënyrë sistematike me një gardh me tela të trashë mbështetur mbi një mur guri dhe një kanal një metra të gjerë dhe të lartë ku rrjedhin ujërat e zeza, ndërsa aroma e keqe të vështirësonte qëndrimin.

Gjatë qëndrimit për rreth tre orë, jashtë gardhit puna vijonte pa shpërqendrim dhe frikë, pas shpërthimit të skandalit për inceneratorin e Elbasanit. Për të gjithë punonjësit sot (dje) ishte një ditë e zakonshme pune, ku secili ishte në krye të detyrë së tij, duke filluar nga rojet në portat kryesore deri te punonjësit e peshores së kamionëve. Qetësinë e “plehrave” e prishnin vetëm kamionët e mëdhenj, të ngarkuar, që përshkonin zhurmshëm rrugën gjarpëruese nga porta e kryesore deri te pika e ndalimit të tyre, vendpushimi. Gjatë 10 minutave që përshkruam rrugën për te porta, 5 kamionë të ngarkuar na parakaluan, ndërsa syri nuk mund të mos kapte “malin me plehra”, që priste të “groposej” në tokë.

Nga rruga mund të shihje kolltukë, karrige, ambalazhe të ndryshme dhe lloj-lloj mbetjesh të tjera. Pasi u shfaqëm përpara portës, rojet lanë karriget e tyre dhe u afruan si për të na treguar se do të refuzonin çdo tentativë për t’u futur brenda rrethimit. “Nuk mund të lejojmë, na vjen keq”, tha roja që qëndronte në anën e majtë të hyrjes. Intensiteti i ardhjes së kamionëve ra me afrimin e drekës, kjo pasi në qytetet nga ata vijnë procesi i marrjes së plehrave bëhet herët në mëngjes dhe puna e madhe kishte mbaruar. Pas 3 orë qëndrimi, pranë portës kryesore në sharrës u futën gjithsej 50 kamionë me mbetje, ose mesatarisht 1 kamion në 4 minuta.

Pranë hyrjes së Sharrës ishin hapur edhe dy lokale të vegjël, që shërbenin si vendpushimi për shoferët që vinin nga larg kur kamionët e tyre ishin duke shkarkuar. Biseda mes tyre ishte e qetë dhe jashtë debatit, ndoshta edhe nga frika, deri kur një zë burri të rreth dyzetave u dëgjua me zë të lartë, duke thënë: “Javën tjetër kam kolaudimin e kamionit, ndoshta nuk do jem farë në punë”. Kjo bisedë zgjati pak, ndërsa brenda u fut kolegu i tyre. Ndërkohë, i zoti i lokalit iu shërbente me shumë mirësjellje edhe drekën. “Kështu është çdo ditë e jona”, iu tha i zoti i lokalit “të huajve” si ne, kur e pyeta se a ishte lodhur, pasi ai ishte mësuar ti njihte klientët që nga zëri.

Një grua, e cila banon vetëm 30 metra nga gardhi dhe i ndan vetëm rruga ku kalojnë kamionët tha se, ka ditë që era nuk durohet dhe detyrohen të mbyllin dyer e dritare dhe rrimë brenda. Pas tre orësh qëndrimi, vendosëm të largohemi ku shoqëri na bënë edhe kamionët që kishin përfunduar punën e tyre. Teksa “zhurma” mbi aferën korruptive të inceneratorëve dhe procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit Lefter Koka vazhdon, në Sharrë mbetjet po derdhen “të pashqetësuara”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Britania pushtohet nga varianti “Omicron”, nuk kursen as yjet e Premier League
Previous article DHUNA NË FAMILJE/ Policia e Elbasanit arreston dy persona për vepra të ndryshme

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT