Petrit Vasili ka ndryshuar tërësisht qendrim dhe tani ka filluar merr në mbrojtje Damian Gjiknurin.
Mbrëmë e quajti një aset të vyer dhe shpalli si armike, Rudina Hajdarin.
Petrit Vasili: Zonja Hajdari ka lindur nga ky sistem si mund ta monitorojë atë…
Rudina Hajdari: Pikërisht se vetëm brenda sistemit mund të ndryshosh diçka…Zoti Vasili te lutem se ky argument nuk pi me uje. do flas që ç’ke me të…
Petrit Vasili: Mos na bëj zhurmuesin… Po lere moj se s’të shkon kjo zhurmë këtu, po pusho… pusho… qetësohu moj zonje. Ore do pushosh apo s’do pushosh? Zonja është produkt i këtij sistemi dhe nuk mund të jetë garante…
Rudina Hajdari: Po lere se s’të pi ujë ky argument.
Petrit Vasili: Ky mision është një mision i pamundur, sepse zonja Hajdari mori një pozicion që moralisht është i papranueshëm për ne, që qënkërka vëzhguesja, ka monopolin e ndershmërisë absolute dhe vëzhgon ne tre të tjerët…
Rudina Hajdari: Kur flisni ju për moral, këtu unë e lë debatin fare.
Petrit Vasili: Një zonjë që është pjellë e këtij sistemi, nuk e ka këtë mision…
Rudina Hajdari: Unë kam qenë pjesë e PD që kur kam lindur.
Petrit Vasili: Moj po lere se kemi lindur para teje ne, po lere tashi…
Rudina Hajdari: Nuk jam nga ato ardhjet që mendon ti…


