• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REPLIKAT RAMA-META PËR PASURITË/ E vërteta: Presidenti me 6 shtëpi, nga apartamenti 400 mijë € tek vila në Gjirin e Lalzit me vlerë misterioze
Home
Politikë

REPLIKAT RAMA-META PËR PASURITË/ E vërteta: Presidenti me 6 shtëpi, nga apartamenti 400 mijë € tek vila në Gjirin e Lalzit me vlerë misterioze

28 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë replikuar sot në distancë. Gjatë konferencës së rindërtimit, kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri, për tubimin e thirrur nga presidenti në datë 2 mars, tha se Meta ka më shumë se një shtëpi dhe se nuk e ka luksin të merret me të dhe thirrjet e tij për tubim. Kreu i shtetit ka reaguar më pas, përmes zëdhënësit i Tedi Blushi, i cili tha se Meta ka vetëm një shtëpi.

“Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë”, shkruan Blushi.

Po sa shtëpi ka në të vërtetë Ilir Meta?

Presidenti Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, në bazë të deklaratave të pasurisë nga viti 2003 deri në vitin 2018, kur ka deklaruar për herë të fundit ndryshimet në pasuri, ka 6 shtëpi. Konkretisht Meta dhe Kryemadhi kanë një apartament banimi 2+1 në Tiranë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada në Tiranë me vlerë 400 mijë euro, vilën në Gjirin e Lalzit dhe tre apartamente në një pallat në Laprakë. Tek pallati në Laprakë, fillimisht Kryemadhi kishte 35 % të sipërfaqes së tij. Por, 300 m2 ndërtim tek ky pallat i ka shkëmbyer për të përfituar vilën ë Gjirin e Lalzit.

Ndërkaq, më vonë ka deklaruar edhe 13 apartamente në këtë pallat, nga të cilët ka shitur 10 me vlerë 890 mijë euro. Mbetet mister se sa është në të vërtetë vlera e vilës në Gjirin e Lalzit. Meta dhe Kryemadhi nuk e kanë deklaruar kurrë vlerën e saj, por vetëm burimin e përfitimit, që është shkëmbimi me sipërfaqen ndërtimore të pallatit. Vite më parë, Kryemadhi prezantoi me mburrje vilën përrallore në një emision televiziv, me 11 tualete, një posaçërisht për macen.

Pamjet filmike u zhdukën sapo nisën diskutimet për reformën në drejtësi. Si të ardhura të ligjshme të deklaruara, Meta dhe Kryemadhi kanë deklaruar vetëm pagat e tyre shtetërore. Kjo duket se është edhe arsyeja se pse Ilir Meta u fsheh sot pas Shqipërisë, kur Rama i përmendi sot shtëpitë.

Shtëpitë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Apartament banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa (2003)

Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2 (2003)

300 000 euro, shitje e vilës në Golem (2006)

35% e sipërfaqes së një pallati në Laprakë (2008)

Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro (2010)

Vila në Gjirin e Lalzit 317 metra katror shkëmbyer me 300 m2 te pallati (2010).

13 apartamente të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2 (2014).

Shitur 10 apartamente me vlerë 890 mijë euro (2014-2018). Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME MESAZH DRITHËRUES/ Këngët që lanë "shenjë" me teksin e tyre (VIDEO)
Previous article MERO BAZE/ Për ata që janë në siklet, pse po dalin për Metën më 2 mars!

F.autor

Postime të ngjashme

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT