• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REPLIKAT PËR LIBRAT DHE “PROBLEMI” I OPOZITËS/ Rama: 190 mijë nxënës përfitojnë. Vokshi: “O Babagjyshi i Vitit të Ri”
Home
Shqipëri

REPLIKAT PËR LIBRAT DHE “PROBLEMI” I OPOZITËS/ Rama: 190 mijë nxënës përfitojnë. Vokshi: “O Babagjyshi i Vitit të Ri”

5 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ministria e Arsimi, Sportit dhe Rinisë në fund të korrikut miratoi një vendim për pajisjen me libra falas të nxënësve të ciklit të ulët, nga klasa e parë deri në të katërtën.

Sipas urdhrit, nxënësit duhet të pajisen 10 ditë para fillimit të shkollës, dhe librat duhet të dorëzohen në fund të vitit shkollor.

Shqipëria shndërrohet në vendin e parë të rajonit, që ofron librat falas për të gjithë nxënësit e ciklit të ulët.

Në total, bëhet fjalë për 190 mijë nxënës që përfitojnë nga ky vendim i qeverisë dhe përfitues do të jenë 100% e fëmijëve, jo vetëm ata që vijnë nga familjet e varfëra apo shtresa të tjera të lehtësuara nga qeveria.

Në asnjë prej vendeve të tjera të rajonit, nuk ekziston një politikë e tillë, as në Kroacinë që është vend anëtar i Bashkimit Europian dhe më tej, as në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Serbi, nga 700 mijë nxënës në të gjithë ciklin parauniveritar, përfitojnë sot falas vetëm 86 mijë prej tyre, fëmijë të familjeve në nevojë, invalidëve të luftës apo familjet me më shumë se tre fëmijë.

Lehtësime të ngjashme ka edhe në Kosovë, Mal të Zi apo Maqedoni, por vetëm për këto shtresa në nevojë.

Ky vendim ka sjellë përplasje midis 2 anëve politike, mazhorancës, e cila thotë se nga ky projekt 6 milionë dollarë të buxhetit do u kthehen qytetarëve. Nga ana tjetër, opozita akuzon se ky është një mashtrim, pasi nëse librat zhgarraviten apo grisen, prindërit e nxënësve do të gjobitn.

Në datën 29 korrik, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë miratoi një udhëzim mbi mënyrën se si do të bëhet shpërndarja dhe përdorimi i teksteve shkollore falas për nxënsit e arsimit bazë.

Në fillim të çdo viti shkollor, nxënësit e klasave I-IV do të marrin në përdorim falas të gjitha tekstet shkollore dhe një pjesë të tyre do ta dorëzojnë sërish në fund të vitit shkollor. Drejtorët e shkollave do të bëjnë porosinë tek shtëpia botuese dhe kjo e fundit duhet të dorëzojë librat të paktën 10 ditë para datës së fillimit të vitit shkollor.

Një javë përpara fillimit të shkollës, mësuesi kujdestar do të pajisë çdo nxënës me të gjithë tekstet.

Nxënësit do të duhet të shkruajnë dhe bëjnë shënime në libra vetëm me laps dhe mësuesit do të ngarkohet për të porositur nxënësit dhe për t’i kontrolluar ata në vazhdimësi.

Për këtë proces do të krijohet edhe një regjistër që pasqyron tekstet që ka pasur çdo nxënës dhe atje do të mbahet shënim marrja dhe dorëzimi i tyre.

Menjëherë erdhi reagimi nga opozita, ku deputetët e këtij krahu, qëndruan në këmbë gjatë gjithë seancës dhe përplasnin tavolinën me duar.

Deputetja Vokshi ishte ajo që reagoi me anë të një statusi në “Facebook”:

Nisma PD: “Librat falas !” tmerron Kryeministrin dhe ekipin e tij mafioz që shfrytëzon fëmijët e varfër, të cilët punojnë në landfille, fusha me kanabis e miniera kromi për të blerë tekstet dhe mjetet mësimore

Plot 74 vota kundër propozimit të PD mblodhi Rama sot!!!

Plot 74 vota, asnjë për bé nuk rrodhi… të gjithë kundër teksteve falas për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë!!!

Plot 74 vota të Ramës sot kundër një të drejte kushtetuese!!

Plot 74 vota të Ramës kundër, që të bëjnë të kuptosh pse në Shqipëri ka ende raste të dhimbshme si i Ardit Gjoklajt…

Ardit Gjoklaj, 17 vjeç punonte në turnin e tretë sëbashku me dhjetëra fëmijë të tjerë fare të mitur, të cilët shfrytëzoheshin çnjerëzisht në Ndërmarrjen e Partisë Socialiste “landfilli i vdekjes Sharrë!!!”

Arditi punonte turni i tretë, sepse donte të blinte tekstet shkollore.

Arditi punonte turni i tretë, sepse nuk donte të rëndonte familjen e tij me këtë barrë, jo të vogël.

Punonte pa u lodhur, se donte të arsimohej, se kishte një ëndërr…ëndrrën që ja prenë në mes…

Kjo ëndërr sot, u pre edhe për shumë fëmijë të tjerë !

E ndërsa nga ana tjetër kryeministri Rama, me anë të, takimeve postimeve, apo dhe rubrikave të tij në “Facebook”, tha se procesi i miratuar do të vazhdojë, dhe madje synohet që të avancohet deri në klasat e nënta.

Kthesë historike në arsimin Shqiptar. Dolën jashtë qarkullimit 600 tekste të Altertekstit me gabime të rënda dhe të refuzuara nga mësuesit me votim të fshehtë. U bë transformimin rrënjësor i teksteve të shkollës. Deri më sot kemi zgjeruar numrin e fëmijëve që kanë përfituar tekstet falas dhe askush nuk duhet të harrojë se në vitin shkollor 2017-2018 ishin 108 fëmijë që u kompletuan me libra shkollor falas. Janë një numër kategorish që ne i kemi përfshirë në këtë program, që nga fëmija i tretë në çdo familje, tek fëmijët e kryefamiljarëve invalidë, policëve të vrarë dhe me radhë disa kategori të tjera”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri solli shembullin që aplikojnë vendet e rajonit, ku të paktën 3 vende, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia (vend anëtar i BE-së) nuk japin libra falas.

“Sistemet janë të ndryshme. Italia që është vend në kategorinë e parë të vendeve të zhvilluara jep librat falas nga klasa e parë në të pestën. Zvicra e Finlanda, apo vende me të ardhura marramendëse i japin librat falas deri në klasën e 9-të”, tha Rama.

E nga ana tjetër opozita u përgjigj sërish duke akuzuar kryeministrin se e gjitha kjo është një mashtrim. Me anë të një statusi në Facebook, Vokshi ka sqaruar të vërtetën që fshihet pas ‘Librave falas’ të Edi Ramës.

Sipas saj librat u janë dhënë në përdorim nxënësve dhe nuk u janë falur, që do të thotë se prindërit do të paguajnë shumë më tepër në rast se një libër dëmtohet.

MASHTRIMI I MADH I #RAMËS ME LIBRAT #FALAS

Në një shfaqje të shëmtuar, me batuta bajate, shpërndau si “babagjyshi i vitit të ri” paketat e librave të cilat me shumë mund janë paketuar dhe shkruar me dorë nga mësuesit të cilët u hoqën nga pushimet verore në shkelje të kontratës kolektive të firmosur vec pak javë më parë.

#BAMIRËSI shpërndau libra që NUK JANË FALAS, janë në PËRDORIM, vetëm për nxënësit e klasave 1-4, ndërkohë që të gjithë nxënësit e tjerë nga klasat 5-12 do duhet të blejnë librat me çmimin shumë herë më të lartë të rritur nga Edi Rama.

#RAMA sot mashtroi pasi asnjë vend I rajonit apo I Europës nuk I jep librat në përdorim, por i jep #FALAS, kështu edhe vendet fqinje si Kosova (me të cilën kemi edhe tekste e përbashkëta), Greqia, Maqedonia etj.

Prindërit e nxënësve të klasave 1-4 që do të marrin librat në përdorim nga shteti, duhet të kenë të qartë që nëse femijet i zhgarravisin apo i grisin, do GJOBITEN DHE PAGUAJNË SHUMË MË SHUMË SESA DO TË ISHTE VLERA NËSE ATO DO I KISHIN BLERË TEKSET VETË.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSJA NË LEZHË/ 34-vjeçarit i kishin bërë PRITË 2 persona. Dyshohet se... (FOTO)
Previous article Lojtari i Fiorentinës sfidon rregullat e Seria A: Shiriti që i kemi kushtuar Astorit nuk...

k.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT