• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REPLIKAT/ Paskal Milo përplaset me Gurakuqin: Je i vogël të më mësosh mua, do të përmbysësh luftën e partizanëve
Home
Sociale

REPLIKAT/ Paskal Milo përplaset me Gurakuqin: Je i vogël të më mësosh mua, do të përmbysësh luftën e partizanëve

8 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

“Kolaboracionistë apo atdhetarë” ishte tema që u diskutua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Log.” me Endri Xhafon në ABC. Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri dhe figurat politike përplasën historianët Paskal Milo dhe Romeo Gurakuqin, njëherësh ish- deputeti i Partisë Demokratike.

Paskal Milo ndër të tjera akuzoi Gurakuqin se me veprën e tij ka përmbysur luftën e shqiptarëve ndaj pushtuesve të huaj. Ndërkaq, Gurakuqi thekson se lufta nuk përfundoi në 29 nëntor të 1944, teksa kujton pushtimin e Malësisë së Madhe.

Pjesë nga debati:

Paskal Milo: Do të përmbysësh luftën. Mos të të dhëmbë, më dëgjo

Romeo Gurakuqi: Nuk duhet të kapërcesh në etiketime, të cilat unë nuk ua pranoj. Nuk kam asnjë rresht në veprën time që mund të lexoni që është përmbysur lufta nacional çlirimtare. Ju me aq sa folët këru tentuat…zhvendosi boshtin që është themelor në luftën e shqiptare.

Endri Xhafo: Abaz Kupi ka luftuar?

Paskal Milo: Është figurë komplekse si shumë të tjerë. Është kontribuues për luftën që ka bërë që në 7 prill kundër pushtimit italian dhe i njihet kjo meritë. U bëri rezistencë aq sa u bëri italianëve, por është figura politike që gjatë pushtimit gjerman nuk hodhi asnjë pushkë, dhe bashkëpunoi hapur dhe më shumë fshehurazi për gjermanët

Romeo Gurakuqi: Ky është falsifikim.Kjo lidhet me nivelin e kërkimit historik. Është një falsifikim.Por është edhe mangësi në qëndrimin e Abaz Kupit gjatë pushtimit italian.

Paskal Milo: Në qoftë se ftoni një zotëri të tillë, një zhurmues të pashoqë në emisione, që nuk të lë të shprehesh. Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri ka kufij të saktë. Lufta e dytë Botërore në botë ka kufij të saktë, në Shqipëri ka filluarnë 7 prill 1939 dhe ka mbaruar në 29 nëntor 1944.

Romeo Gurakuqi: Po ato të Malësisë?

Paskal Milo: Je fillikat, nuk të qas njeri për këto mendime që ke.

Romeo Gurakuqi: Ju nuk i keni parë dokumentacionet.

Paskal Milo: Je shumë i vogël për të më thënë mua që s’kam parë dokumentacionet. Këtu ne ndahemi për çështje madhore, kanë luftuar shqiptarët apo jo. Secili të flasë të tjerët të dëgjojnë dhe pastaj të reagojnë.

Romeo Gurakuqi: Sherri filloi te marrja me tjetrin, unë dhashë opinionin tim.

Paskal Milo: Nuk do na udhëheqësh ti opinionin këtu.

Romeo Gurakuqi: Të biem dakord të japim pikëpamjet. nuk lejoj të kapërcehet mbi përkufizime. Ka dhen një përkufizim të gabuar lidhur me rezultatet e kërkimit tim.

Paskal Milo: Vepra jote është një përmbushje kokëposhtë për luftën e shqiptarëve.

Romeo Gurakuqi: Është një rezultat kërkimi.

Endri Xhafo: A ka pasur pushtim të Malësisë së Madhe?

Romeo Gurakuqi: Bëhet fjalë për fundi i dhjetorit, janar i ’45, operacione në shkallë të gjerë nga brigadat partizane. Keni raportet e divizioneve. Jemi duke bërë histori, jo propagandë.

Endri Xhafo: Shqiptarë pushtojnë shqiptarët?

Romeo Gurakuqi: Praktikisht një gjë e tillë ka ndodhur, lufta nuk përfundoi në nëntor. Ne marrim në shqyrtim fillim dhe fundin e luftës.

Endri Xhafo: Gjithçka tjetër mund të jetë vendosje e diktaturës, apo luftë civile po të doni. Po të thoni se lufta nuk mbaroi dhe vazhdoi në janar të 45 se partizanët shkuan në një zonë anti komuniste kjo është luftë e brendshme.

Romeo Gurakuqi: Të gjtha operacionet janë bërë në bashkëhoqërim me brigadat jugosllave. Kufiri i shtetit shqiptar nga prilli 41 dhe deri në mars 45 ka qenë shumë më i madh se i sotmi. Ka përfshirë pjesën më të madhe të Kosovës, edhe Malësinë dhe Ulqini. Ky proces i rregullimit të territoreve ka përfunduar në mars. Që është luftë është luftë, është edhe brenda kuadrit të Luftës së Dytë Botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article URON 8 DHJETORIN/ Veliaj: Në 2022-in Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë
Previous article MISTERI I TRAGJEDISË NË GLLOGJAN/ Avokati zbulon detaje të një prej pistave të hetimit: Shoferi akuzohet për…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT