• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REPLIKAT/ Komentuesit: O Edo, ti flet për bashkim kombëtar dhe po na ndan. Rama: Ja pse u vendos taksa për “Rrugën e Kombit”
Home
Nderkombetare

REPLIKAT/ Komentuesit: O Edo, ti flet për bashkim kombëtar dhe po na ndan. Rama: Ja pse u vendos taksa për “Rrugën e Kombit”

26 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Taksa prej të paktën 5 eurosh për të kaluar në “Rrugën e Kombit” e ka sjellë edhe pasojën e parë negative të saj.

Brenda pak ditësh kjo taksë do të aplikohet në mjetet që lëvizin nga Kosova e Kukësi drejt Tiranës.

Shoqëria që është e ligjëruar për të transportuar udhëtarët nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas ka bërë të ditur se do të rrisë çmimin e biletës për të gjithë udhëtarët.

Duke mos dhënë çmim, se sa do të jetë rritja e biletës, administratori i kësaj shoqërie është shprehur se janë të detyruar për të rritur biletën e udhëtimit.

‘Do ta rrisim biletën. Kur të vendoset pagesa e rrugës, do të rritet edhe çmimi i biletës së udhëtimit nga Kukësi në Tiranë’, është shprehur administratori i shoqërisë ‘Laçi sh.p.k’.

Ky i fundit është ankuar se ka shumë mjete, taksi dhe furgona që transportojnë pasagjerë, por që nuk janë të licencuar.

Ai ka kërkuar nga shteti që të ndalohen këto mjete transporti të palicencuara.

Në lidhje me vendosjen e taksës së kalimit në ‘’Rrugën e Kombit” ka reaguar për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama.

I ngacmuar nga ana e komentuesve në rrjetet sociale kryeministri është shprehur se kjo taksë është e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugës.

Komentuesi: Edo, ti o shok flet per Bashkim Kombetar dhe vepron per Ndarje Kombetare, apo si eshte puna? 10 euro o shok eshte shume. Dynjaja ska buk te haje, ti I vendos taks skandaloze. Te kemi dhene voten, jo per te na bere gropen, por per te na cuar perpara. Ndaj rishikoje ate taksen e Rruges se Kombit, mos u be edhe ti me keq se Saliu & Luli.

Rama: Nuk ka pagese 10 euro Albi, eshte 5 euro, cmim qe paguhet kudo ne rajon dhe kontribut qe shkon per mirembajtjen e rruges, e cila u ndertua pjeserisht (nderkohe qe kompania do te perfundoje edhe ndertimin) dhe mbeti ne meshire te fatit nga pamundesia e mirembajtjes qe ka nje kosto jo te vogel!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas FMN dhe SHBA del kundër koncencioneve: Nuk do merrni fonde nëse vazhdoni me...
Previous article LSI merr një tjetër goditje të fortë: Këtë radhë i largohet edhe kryetari i Këshillit, përveç anëtarëve

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë Botë

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT