• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REPLIKAT/ Ish-drejtori i Policisë-Ramës: Mjaft u more me ‘armiqtë e klasës’. Rama: Miku im, siç e di…
Home
Sociale

REPLIKAT/ Ish-drejtori i Policisë-Ramës: Mjaft u more me ‘armiqtë e klasës’. Rama: Miku im, siç e di…

19 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në postimin që ka bërë gjatë vizitës në shtëpinë e një vajze, ku ka premtuar se fishat e diabetit do të rimbursohen, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me komentuesit.

Një nga komentuesit të cilit Rama i është përgjigjur, ka qenë edhe ish-drejtori i Policisë Ndërtimore, Mit’hat Havari, me të cilin Rama ka bashkëpunuar kur ishte kryebashkiak, për të prishur kisokat e famshme në Tiranë.

Replikat:

Havari: Boll u more me “armiqt e klases”, merru me pune tani , se Shqiperia ka njemije e nje halle!.

Rama: Miku im, uroj te jesh mire dhe une me pune, sic e di edhe ti, merrem perdite sa gdhin e derisa vjen mesnata, por duhet me shume ke te drejte

Havari: Nuk i mohon kush punet e bera aq me sh populli i thjesht qe ti vet thua nuk ja hedh njeri , por ama do kete dhe mendim ndryshe , athere çu kuptua qe jetojme ne sistem demokratik ?!.

Ketu mos harrojme qe je vet nje protagonist i se kundertes , ndaj per detyren e larte qe populli shumic te ka besuar i bie dhe te tolerosh , e jo dhemb per dhemb si i thone fjales. Une mendoj keshtu kuptohet si nje njeri i zakonshem i ketij vendi. Te shkofte mbare dita!

Replikat me komentuesit e tjerër

Komentuesi 1: Mirmengjes oo shqipe..nje pytje me ta ba me rruget qa ke ndermend me ba se gjdo sekond qe dalim ne rrug ne gjdo rruge eshte ber rrezik vdekje rrug te defermuara si dallge deti…gropatat qe mbushen me zhavorr apo me zift me lopate dhe nga gropa behen gunga ska vizime as sinjalistik shkojme si te verber ne rrug..rruget kan mbaru perfundimisht.

Edi Rama: Rruget nuk kane mbaru perfundimisht sic thua ti por ke shume te drejte qe s’jane hic ne terezi dhe do t’i sjellim ne terezi se duke e pasur timonin vetem edhe gropat i ndjejme njesoj, edhe mundesine e kemi shume me te madhe per ta zgjidhur kete hall te perbashket, pasi hoqem pjesen derrmuese te malit me borxhe qe na lane ne kurriz ata qe i lane rruget rrugeve😉

Komentuesi 2: Do lodhesh po shkove dere me dere per te zgjidhur hallet e njerezve …duhen institucione qe tu sherbejne njerezve sepse e kane detyrim..kjo qe ben edhe pse zgjidh hallin e madh te ndokujt quhet propagande..se nuk zgjidh hallet e te gjith atyre qe jane ne nevoje..!!!

Edi Rama: Propagande te tregosh se si u zgjidh nje hall i madh i gjithe femijeve me diabet duke u dhene fishat e diabetit falas e duke u kursyer prinderve nga 100 mije leke cdo muaj?!? Shih mos e ke gabim kuptimin e fjales propagande miku im🙄

Komentuesi 3: Jo ergisat e leot e gjith shqiperis zoti km se ne ballesh u preve koremadhen ter krahines ti diku ben te enderrosh por diku te fik llambat

Edi Rama: Vertet?! E di ti qe eshte ndermarrje private ne pronesi te bankave ajo per te cilen flet apo pune e madhe thuaj, qeveria e ka fajin?! Sidoqofte sic jam perpjekur kur u rivu ne pune po perpiqem qe te rivihet prape ne pune, por puna nuk behet si komentet ne fejsbuk, sa hap e mbyll syte, ka ca sekelldira me shume

Komentuesi 4: Pse po behesh si Trump…?Merresh me cdo media apo portal qe shkruan per ty….

Edi Rama: Jo ore?! Me ke per shembull? Se une edhe nuk lexoj asnje gazete e asnje portal dhe lajmet i marr nga permbledhja 1 faqe e shtypit jo nga mediat direkt!

Komentuesi 5: Ta kisha dhe une nje here mysafir ne shtepine time.

Edi Rama: 😀 ku i dihet.

Komentuesi 6: Je gjeniu i gjith shqiptareve.

Edi Rama: Gjenite jane te tjere, une jam thjesht nje punetor i gabueshem.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Do vras vetën nëse s’takoj Arta Markun’, një person kërcënon para Prokurorisë
Previous article Arrestimi i avokatit Gazmir Xhurxhi për mashtrim/ Zbardhen detaje të reja

luljetaautor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT