• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Replikat e Kryemadhit me Ramën, Monika: Kryeministri s’ka lexuar një libër…
Home
Breaking News

Replikat e Kryemadhit me Ramën, Monika: Kryeministri s’ka lexuar një libër…

13 October, 2017 Editor Aktualitet, Breaking News

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer replika sot në Kuvend. Me të marrë fjalën kryetarja e LSI-së, tha se po fliste si motra e madhe, duke ironizuar me Ramën që sëfundmi e ka cilësuar LSI-në si motrën e përbashkët që ka me PD-në.

“Po flas si motra e madhe, krimi e ka kapur këtë vend…Tollumbi i krimit po të hyri nuk të del më. Ata që për zgjedhje i përdori si miq e si shokë tavolinash sot të kërkojnë haraç”,- tha Kryemadhi.

E në përgjigje, Rama shtoi se nuk do replikonte por thjesht ilustroi shembullin e arsyeve të dhimbjes së LSI-së.

Ai listoi një sërë pozicionesh të mbajtura nga LSI-ja ku binin në sy që profesionet nuk përputheshin me pozicionin e punës. ‘Të punësuarit e partisë? Psikologë në vend të elektricistëve”,- tha Rama.

Kryemadhi kërkoi sërish fjalën dhe foli shkurt. “Kush flet për arsim më shkollëpaku, njeriu që urren librin dhe këndimin”,- vijoi ajo.

“Pse ka frikë ky zotëria nga fotot? Po të jetë burrë thotë: po unë jam aty, nuk e dija që ishte në kërkim, kam dalë në fotografi, kërkoj falje. Po e ka ditur shumë mirë. Në fakt me erdhi keq, kur e pashë duke qarë që nxorri lotët, po ky është një aktor i madh.

Ky do t’ju marri lotët edhe nënave që bandat ju kanë vrarë fëmijët. Ky kërkon ta kthejë Shqipërinë në një teatër eksperimental, ashtu siç janë këto projektet eksperiementale. Dje pamë se si oligarkët bënin protestë për TVSH-në, mos u çudisni shumë shpejt do të kemi bandat që do bëjnë protestë në shesh dhe do thonë poshtë shqiptarët, të largojmë shqiptarët. Mos u çudisni, shumë shpejt. Thotë pse ne paskemi hallin e krimit dhe flasim vetëm për krimin. Ta fillojmë me shëndetësinë? Të fillojmë me koncensionet? Kemi dhe Milvën këtu, e di shumë mirë ajo si e ka bërë dhe çfarë ka bërë. Do të shikojmë dhe këto të koncensioneve të shëndetësisë dhe do dalin në protestë dhe ato dhe do thonë: protestë që të vijnë shqiptarët të bëjnë check-upin! Këtë kemi ne, Shqipëri eksperimentale. Do të flasim për ekonominë? Të flasim për TVSH-në? Të flasim për taksat? Të flasim për rritjen e çmimeve? Apo të flasim edhe për sigurimin e detyruar të pronës, sepse vëllai i tij ndan apo jeton në shtëpinë e njërit që ka pronë kompani sigurimesh.

 

Pra vazhdojmë  dhe jemi në funksion të oligarkëve. Doni të flasim për arsimin, ku ta kapim ku ta lëmë. Një tmerr, të flasim për policinë, për ça të flasim. Kemi hallin e tullumbave, ne fakt tullumbat janë të mira, nuk janë të këqija, ëmbëlsirë janë, por kam hallin për një  tullumb tjetër i cili është shumë i rrezikshëm, është tullumbi i krimit i cili po hyri nuk del më sepse të mban peng dhe nuk të lëshon më kurrë. I përdori më 25 qershor si bodyguard, si ushtar, si miq ,si shok, si shok tavolinash dhe sot të kërkojnë haraç.

Dhe haraçi i tyre është përgjakja nëpër rrugët  e Shqipërisë. Kur përmende pronësinë  e fajit që ti e thua me fjalë të pahijshme si ato që përdor çdo ditë, më duket sikur flet Frojdi brenda vetes tënde, e përmende dy herë gjatë fjalimit tënd, që faji është, nuk  e përmend se kam hall se më përjashton Gramozi. Qetësohu se e njohin të gjithë humbjen e qetësisë tënde kur të dridhet ty karrigia. Qetësohu sepse kur humb qetësinë Frojdi brenda vetes tënde të thotë gjëra të tmerrshme  dhe shqiptarët do të mësojnë atë se çfarë ti je vërtet, atë që bashkëpunëtorët e tu e dinë më mirë se kushdo tjetër. ÇMENDURINË TËNDE!

Rama përgjigje Kryemadhit: Asnjë replikë vetëm një ilustrim shumë modest i arsyeve të dhimbjes që prodhon këtë lloj politike: Ndërmarrja shtetërore e transmetimit të energjisë elektrike, specialisti i zyrës së pagave, s’ka përfunduar shkollën e lartë, në vazhdim.

Zyra e projektit të impianteve, drejtori politik agrare, specialsiti në sektorin e telekomunikacionit, me masë sigurie arrest me burg, është vazhduar të paguhet deri në fund të muajit shtator, specialist i sigurimit të telekomunikacionit, zootenknik, manovrator histori-gjeografi. SPecialisti i sigurimit teknik, arkitekturë, remontier, gjuhë letërsi, elektriciste kryeore, psikologji. Elektricist kryesor, merecologji, drejtuese e njësisë operative, shkenca politike, remontier në njësinë operative, histori-gjeografi, remontier, fiskulture, mbaroi koha, është e thjeshtë këta remontierë janë thjrsht të punësuar të partisë për të marrë vota dhe tani lufta me krimin është në rendin e ditës.

Kryemadhi: Kush flet për arsim më i paarsimuari, njeriu që urren librin, shkrimin dhe këndimin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Motra e Fildes Hafizit kërkon kujdestarin e 2 fëmijëve të saj
Previous article “Bentley Bentayga” prezantohet fuqishëm. Ja sa do kushtojë

Editor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT