• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Renzi akuzon qeverinë e Gentilonit për humbjen e PD
Home
Europë

Renzi akuzon qeverinë e Gentilonit për humbjen e PD

9 July, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Pas humbjes në zgjedhjet e 4 marsit e nisjes së punës së qeverisë së re të koalicionit 5 Yje-Lidhja, Partia Demokratike italiane ka mbledhur për herë të parë këtë ëeekend në Romë, Asamblenë e saj Kombëtare e cila ka vendosur zhvillimin e zgjedhjeve partiake si dhe mbatjen e Kongresit të Partisë në shkurtin e vitit 2019 , dy muaj para zhvillimit të zgjedhjve europiane.

Asamblea ka vendosur gjithashtu që kryetari i përkohshëm i Partisë Demokatike të vazhdojë të jetë Maurizio Martina.

Por ky takim në nivel kombëtar ka shërbyer dhe si një analizë e përgjithshme e kësaj force politike mbi motivet e humbjes në zgjedhjet e 4 marsit.

Në fjalën e tij ish-lideri dorëheqës i kësaj partie, ish-kryeministri Matteo Renzi është treguar mjaft i ashpër duke e renditur si shkak i 10 motiveve të humbjes në zgjedhje, pasuesin e tij në qeveri, kryeministrin Paolo

Gentilioni me punën e ekzekutivit të tij.

Për kryeminsitrin Renzi, mungesa e kurajos nga ana e qeverisë Gentiloni në realizimin e reformave të premtuara si ajo e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve, reforma e heqjes së privilegjeve ndaj politikanëve, mos rinovimi i klasës drejtuese të Partisë në jug të vendit, prania e pakët në rrjetet sociale” janë disa nga arsyet e humbjes në zgjedhje të PD shtuar dhe nga divergjencat e brendshme mes rrymave të ndryshme të krijuara brenda Partisë.”

Fjalët e Matteo Renzit kanë shkaktuar një debat të fortë tek demokratët shumica e të cilëve e kanë gjetur të padrejtë akuzën e tij ndaj ish-kryeministrit Gentiloni.

Për kryetarin aktual të PD, Maurizio Martina, “akuzat e Renzit janë të padrejta dhe se u duhet dhënë fund ndasive brenda partisë.”

Ndërsa ish-kryeminstri Gentiloni ka komentuar me një fjalë të vetme duke e konsideruar “të turpshem akuzën e Renzit”.

Por ish-kryeministri,Matteo Renzi, nuk ka kursyer sulmet dhe ndaj rivalëve të tij në politikë.

Lëvizjen 5 Yje ai e konsideron “si një e djathtë e vjetër dhe rrymë e partisë së Salvinit”.

Ndërsa Partinë Lidhja “si një forcë që ndot demokracinë në Itali e që po shndërron vendin në një provincë të perandorisë austro-hungareze të Visegradit e që bën aleancë me kundërshtarët e Italisë në BE.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Kim Kardashian do bëhet xheloze!” Enca publikon foton bombë me të pasmet jashtë
Previous article 10 fustane të dyta përrallore për nuset më me stil që ju kanë zënë sytë

k.autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT