• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“RËNIE E NUMRIT TË KARTMONEDHAVE TË FALSIFIKUARA”/ Gent Sejko: Shqipëria një ndër vendet me treguesin më të ulët…
Home
Ekonomi

“RËNIE E NUMRIT TË KARTMONEDHAVE TË FALSIFIKUARA”/ Gent Sejko: Shqipëria një ndër vendet me treguesin më të ulët…

17 January, 2023 s.autor Ekonomi

Banka e Shqipërisë ka nënshkruar në marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme për parandalimin e falsifikimit të monedhave në vendin tonë.

Guvernatori Gent Sejko, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, u shpreh se kjo marrëveshje është domosdoshmëri për të parandaluar këtë fenomen, teksa shtoi se sipas të dhënave më të fundit “ka një rënie të konsiderueshme të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim”.

Sejko u shpreh se këto tregues renditin Shqipërinë në një ndër vendet me treguesin më të ulët të monedhave të falsifikuara në qarkullim, por theksoi ai “jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi më vigjilent pasi falsifikuesit përpiqen të ecin me hapin e teknologjisë të reja për aktivitet e tyre kriminale”.

Sejko tha se BSH ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën qendrore evropiane për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtjes së kartëmonedhave euro nga falsifikimi.

Gent Sejko: Ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Bankës së Shqipërisë. Kjo marrëveshje shënon kurorëziminn e një pune voluminoze të nisur 5 vite më parë. Megjithëse njerëzit gjithnjë e më shumë po përdorin pagesat digjitale, paraja fizike mbetet domosdoshmëri dhe luan rol të rëndësishëm në jetën e gjithsecilit prej nesh.

Parandalimi dhe mbrojtja e monedhave ndaj falsifikimit është një sfidë e përbashkët e të gjithë autoriteteve kompetenteve. Ndaj bashkëpunimi mes tyre është domosdoshmëri për parandalimin dhe goditjen e fenomenit të falsifikimit të monedhave në vendin tonë.

BSH ka marrë hapa konkret për të parandaluar falsifikimin dhe për të ruajtur besimin e publikut tek monedha kombëtare leku. Në periudhën 2019-2022, BSH emetoi dhe hodhi në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave shqiptare me elementë të reja sigurie, duke i bërë këto kartëmonedhave më të sigurta ndaj falsifikimit. Të dhënat më të fundit tregojnë se ka një rënie të konsiderueshme të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara në qarkullim.

Për vitin 2022 janë 343 copë kundrejt një gjendje mesatare të kartëmonedhave në qarkullim prej 127 milionë copë, ose 2 copë monedha të falsifikuara për 1 milionë copë në qarkullim, kundrejt 5 copë monedha të falsifikuara që ishin në 2021.

Ndërsa sa i përket monedha metalike, prerja 50 lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar në sasi të papërfillshme vetëm në 79 copë në 2022, kundrejt 250 milionë copë monedha në qarkullim. Treguesi i ulët i kartëmonedhave dhe monedha shqiptare të falsifikuara, kundrejt kartëmonedhave dhe monedha në qarkullim, e rendit Shqipërinë ne një ndër vendet me treguesin më të ulët të monedhave të falsifikuara në qarkullim. Pavarësisht shifra të ulta, jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi më vigjilent pasi falsifikuesit përpiqen të ecin me hapin e teknologjisë të reja për aktivitet e tyre kriminale.

Në këtë frymë, BSH, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë sot këtë marrëveshje bashkëpunimi si një përpjekje e mëtejshme për të forcuar kuadrin institucional dhe për të qartësuar protokollin operacional të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së monedhave kundër falsifikimit.

E shtrin bashkëpunimin jo vetëm në monedhën kombëtare lekë por edhe në monedhën Euro. BSH ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën qendrore evropiane për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtjes së kartëmonedhave euro nga falsifikimi. Kjo marrëveshje respekton punën e pavarur institucionale të secilës palë në zbatim të ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRHEQJA E ALIBEAJT/ Berisha: Ali-Basha tallet me veten, pranuan Kuvendin e 11 dhjetorit! S'mund të bëhen palë në proces
Previous article ISHIN KTHYER NË MAKTHIN E FRANCEZËVE/ Dy shqiptarët të akuzuar për 7 vjedhje në Nisë: E dashura ime është shtatzënë...

s.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT