• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RËNIA E RASTEVE NGA COVID-19/ Mjeku infeksionist: Vaksina po jep rezultat! Pas një viti pandemi, më në fund…
Home
Sociale

RËNIA E RASTEVE NGA COVID-19/ Mjeku infeksionist: Vaksina po jep rezultat! Pas një viti pandemi, më në fund…

10 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Infeksionisti në Spitalin Infektiv, Edmond Puca tha se situata e pandemisë ka njohur një përmirësim të ndjeshëm, nga uljet e rasteve të reja dhe uljes së shtrimeve në spital. Në një intervistë për Report Tv, rënien e infektimeve ditore, mjeku e lidhi me disa faktorë që nga fakti që po shkojmë drejt imunitetit të tufës, vaksinimit por dhe respektimit të rregullave anti-COVID.

“Imuniteti që kemi kaluar pasi pandemia ka mbi një vit që është prezente në vendin tonë, në nëntor-shkurt rast kanë qenë shumë i madh, kështu që një pjesë të mirë do ja lija imunitetit të tufës që jemi duke u afruar por edhe vaksinat kanë bërë punët e tyre pasi kemi 600 mijë të vaksinuar më e larta në Ballkan për popullatë. Kemi 25-30 % të pacientëve të vaksinuar për numër popullate. Një pjesë e mirë e njerëzve janë të kujdesshëm dhe ruajnë veten”, tha mjeku

Ulja e shtrimeve në spital është pritur me entuziazëm nga buzat e bardha ku infeksionisti Edmond Puca tha se më në fund ai dhe kolegët e tij arritën pas një viti pandemi të vishnin sërish përparësen e bardhë dhe të hiqnin veshjet speciale anti-Covid për t’u mbrojtur nga virusi.

“Si unë dhe kolegët e mi pas një viti veshëm bluzën e bardhë dhe kjo është gjëja më e mirë. Një pjesë e mirë e kemi kaluar virusin dhe numri i rasteve është i pakët dhe shpresoj të ecet me këtë ritëm pasi do të kemi një sezon veror optimist”, tha ai

Puca tha se aktualisht në Spitalin Infektiv janë 30-35 pacientë të shtruar të moshës mbi 60 vjeç, ndërsa simptomat e tyre janë po të njëjta me ato që nga fillimi i pandemisë si vështirësi në frymëmarrje, lodhje apo temperaturë të zgjatur në kohë.

“Aktualisht në Infektiv janë 30-35 pacientë që po marrin shërbimin, numri i rasteve është i limituar, ndërsa grupmosha është ajo që ka qenë thuajse zakonisht 60 vjeç e sipër. Numri i pacientëve me mosha të reja është më pak por dhe rastet që vijnë janë të limituara. Problematika e pacientëve janë vështirësia në frymëmarrje, lodhja, temperatura e zgjatur, pra nuk ka një klinike ndryshe nga koha në fillimet e pandemisë”, tha Puca.

Infeksionisti Puca tha se ka pasur edhe raste të infektimit pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës dhe kjo ka ndodhur për faktin se ajo nuk siguron mbrojtje 100 % por edhe me fatin se mund të kenë qenë të infektuar para se ta bëni vaksinën dhe nuk e kanë ditur.

“Ka pasur raste kur janë vaksinuar dhe janë infektuar pasi doza e parë nuk ka efikasitetet 100 % por mund të ketë pasur rast që pacienti ka qenë i infektuar 2-3 ditë para vaksinë dhe e ka shfaqur më pas”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP ME KOKAINË NË MAKINË/ Policia e Durrësit arreston 46-vjeçarin
Previous article VDEKJA E FAMILJES NGA GJAKOVA/ Dëshmia e rojes: Kishin mbledhur një qese me kërpudha, ja çfarë u thashë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT