• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RËNIA E EUROS/ Qeveria masa lehtësuese për bizneset. Kategoritë që përfitojnë
Home
Ekonomi

RËNIA E EUROS/ Qeveria masa lehtësuese për bizneset. Kategoritë që përfitojnë

7 June, 2023 s.autor Ekonomi

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka njoftuar se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është vendosur shtyrja e afatit të kësteve të tatim fitimit për eksportuesit. Ministrja tha pas mbledhjes se kjo masë vjen për shkak të ndikimit që ka pasur zhvlerësimi i euros në këto biznese.

Ibrahimaj theksoi deri në mars të vitit të ardhshëm, eksportuesit nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin ndërsa shtoi se do të bëjnë këtë pagesë vetëm në rast se janë me fitim pasi të bëjnë bilancin. Masat e tjera përfshijnë edhe rimbursimin e TVSH-së që do të jepet në një kohë më të shkurtër.

“Parashikon një ndryshim në ligjin mbi tatimin mbi të ardhurat që ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga zhvlerësimi i euros ndaj lekut dhe për disa kategori biznesesh që preken nga kjo. Kategoriua e ndikuar janë eksportuesit, të cilët punojnë me kontrata porositëse. Gjatë muajit të kaluar, ministrja në bashkëpunim me Bankën e Shqipërtisë ka pasur disa takime me përfaqësues në disa sektorë, ku janë diskutuar ndërhyrjet potenciale që mund të krijohen për t’u ardhur në ndihmë këture kategorive të bizneseve.

Ata biznese që punojnë me kontrata porositëse dhe kanë çmime të fiksuara paraprakisht në euro, gjendjen në situatënb ku shpenzimet i kanë në lekë ndërkohë që të ardhurat i kanë në euro. Një nga masat që u vendos është shtyrja e afatit të kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën deri në mars të vitit të ardhshëm kur bizneset mbyllin bilancet e tyre dhe deklarojnë fitimin apo humbjen e vitit paraardhës. Subjektet që janë eksportues mbi 70 përqind të produkteve nuk do të parapaguajnë këstet e tatim fitimit por vetëm gjatë vitit të ardhshëm.

Një masë që vjen si mbështetje për efektet të mungesave në likuiditet që bizneset kanë shkaktuar nga forcimi i lekut në tregjet valutore. Janë edhe disa masa të tjera që nuk kanë nevojë për ndërhyrje ligjore, rimbursimi i TVSH që për eksportuesit do të jepet brenda një afati të shkurtër. Jemi në diskutim me bankat e nivelit të dytë që ofrojnë produkte ku bizneset të fiksojnë kursin e këmbimit për kontratat që i vendosin një vit në avancë.”, tha ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENT HISTORIK/ Inaugurohet rruga ‘Ismail Qemali’ në New York
Previous article MBLEDHJA E PËRBASHKËT E DY QEVERIVE/ Ja vendi ku do mbahet, caktohet dhe data

s.autor

Postime të ngjashme

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT