• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RENEA SHOQËRON DOSJET DREJT SPAK/ Ja vështirësitë dhe rreziku
Home
Aktualitet
Drejtësi

RENEA SHOQËRON DOSJET DREJT SPAK/ Ja vështirësitë dhe rreziku

25 December, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar ndihmën dhe asistencën e forcave speciale RENEA për të realizuar transportimin e dosjeve nga godina e ish-Krimeve të Rënda drejt prokurorive në rrethe. Një burim pranë policisë tregoi se për këtë shkak edhe gjatë ditës së Krishtlindjeve, forcat speciale kanë qëndruar në detyrë dhe në dispozicion të SPAK.

Disa nga efektivët e RENEA-s që prej të hënës po shoqërojnë me makina të blinduara dosjet dhe fashikujt, të cilat po dorëzohen në prokuroritë e Vlorës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës dhe Gjirokastrës, që janë prokuroritë që kanë edhe fluksin më të madh.

Prokuroria e SPAK llogaritet të mbajë gati 160 procedime penale, ndërkohë që të gjitha çështjet e vrasjeve në familje, gjobëvëniet dhe kultivimi i drogës po përcillen në rrethe. Gjatë javës ish-prokurorët e Krimeve të Rënda kanë dorëzuar në protokoll çështjet me moskompetencë hetimi në SPAK. Madje, për shkak të fluksit, një burim i tregoi gazetës “Si” se për të vënë përpara këtë situatë transitore “u morën borxh” edhe sekretaret e Prokurorisë së Tiranës.

Gati 500 hetime pasurore duhet të përcillen në prokuroritë e zakonshme shpjegon për gazetën “Si” një pjesëtar i administratës në prokurori. Por, me makina të blinduara duhet të shoqërohen vetëm fashikujt që kanë volum dhe përgjime apo veprime hetimore nën zhvillim. Disa dosje sipas burimeve të gazetës “Si” do të përcillen me postë sekrete.

Vështirësitë

Pavarësisht se po raportohet që SPAK ka nisur nga puna, në të vërtetë duhet ende kohë që të kuptohen efektet e Prokurorisë së Posaçme. Ndonëse janë emëruar pranë prokurorisë së kryeqytetit, ende ish-prokurorët e Krimeve të Rënda vazhdojnë në zyrat e vjetra. Një ish-prokuror i Krimeve të Rënda tregon për gazetën “Si” se koha ishte shumë e shkurtër për të kryer inventarizimin dhe më pas të dorëzonim dosjet e qepura në protokoll. “Kjo gjë kërkon kohë, ndaj dhe kam marrë lejen për të dorëzuar çështjet që kisha nën hetim”, shpjegon prokurori. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe disa ish-prokurorë, të cilët nuk janë paraqitur në akuzën e kryeqytetit, por me leje vjetore po zgjidhin çështjen e moskompetencës së dosjeve.

Njëkohësisht, tetë prokurorët e SPAK, me përjashtim të kryeprokurorit Arben Kraja që hyri në zyrën që mbante Donika Prela, vazhdojnë në të njëjtat zyra që kishin.

Burime të gazetës “Si” parashikojnë që tetë prokurorëve të posaçëm do t’u bashkohen edhe Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Ata mund të kenë statusin si të komanduar dhe jo të emëruar sikurse kolegët e tyre. Ky parashikim për dy prokurorët që nuk u emëruan nga KLP, megjithëse ata kishin kaluar Vetting-un, vjen për shkak të dosjeve që ata kanë nën hetim.

“Bëhet fjalë për dosje sensitive dhe që nisin nga çështjet e zgjedhjeve deri te trafiku me klandestinët drejt USA, të cilat nëse i merr një prokuror tjetër do duhej mjaft kohë, derisa ai njihej me aktet”, shton një nga anëtarët e KLP-së, që parashikon përfshirjen e dy prokurorëve në SPAK me status komandimi. Por nëse nuk apelohet në SPAK, shkon edhe Doloreza Musabelliu, ish-prokurore e Krimeve të Rënda që u konfirmua në detyrë dhe që u rendit e katërta për në SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article APELON NË LIGËN E KAMPIONATIT ANGLEZ/ Liverpool kërkon të ndryshojë fanelën, ja arsyeja (FOTO)
Previous article ÇFARË PRITET TË NDODH ME MOTIN NESËR/ Ditët e ngrohta japin “lamtumirën”, temperaturat zbresin në...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT