• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RENDITJA NGA REVISTA ROUTLEDGE/ “Marubi” në listën e 50 muzeve europiane inovative
Home
Sociale

RENDITJA NGA REVISTA ROUTLEDGE/ “Marubi” në listën e 50 muzeve europiane inovative

13 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është përzgjedhur mes 50 muzeve europianë që kanë sjellë risi të jashtëzakonshme në cilësinë publike në 40 vitet e fundit.

Renditja është bërë nga Routledge, në numrin e radhës së revistës “Rishikimi i Muzeve Influencues, katër dekada të inovacionit dhe cilësisë publike në muzetë europiane”.

Përzgjedhja është bërë nga profesionistë në fushën e muzeologjisë, të cilët kanë shërbyer dhe si juri për çmimin e Muzeut Europian të Vitit.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘Marubi’ u krijua në vitin 2016 dhe erdhi si nevojë për të evidentuar dhe promovuar arkivin fotografik të Dinastisë Marubi dhe fotografëve të tjerë të qytetit të Shkodrës, një trashëgimi kulturore unike në llojin e vet.

Në qendër të projektit të muzeut është trashëgimia e ‘Foto-Studio Marubbi’, themeluar në vitin 1856 nga Pietro Marubbi, piktori dhe fotografi italian i cili kishte ardhur dhe ishte vendosur në Shkodër në atë kohë.

Aktiviteti i studios ndër vite, do të drejtohej dhe pasurohej nga tre breza fotografësh deri në fillimin e viteve 1950 kur Gegë Marubi u detyrua t’i dorëzohej anonimatit kolektiv komunist duke u bashkuar me fotografët e tjerë në Kooperativën e Riparim-Shërbimeve, sektor i së cilës ishte edhe fotografia.

Muzeu i ri është krijuar si një hapësirë ​​për të promovuar dialogun e vyer midis traditës dhe modernitetit, së kaluarës dhe së tashmes.

Në vitin 2017, muzeu ishte ndër finalistët e nominuar për çmimin prestigjioz EMYA si Muzeu Evropian i Vitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA MES 2 NDËRTUESVE PËR OBJEKTIN NË TIRANË/ Reagon avokati i Allmuçës: Ngjarja e orkestruar, ja si është e vërteta
Previous article LUFTA NDAJ COVID-19/ Danimarka, Holanda dhe Gjermania zgjasin shterrethimet

Delo.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT