• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RENDITJA/ KED miraton listën e kandidatëve për kreun e ILD-së
Home
Aktualitet
Drejtësi

RENDITJA/ KED miraton listën e kandidatëve për kreun e ILD-së

23 December, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar këtë të hënë listën përfundimtare të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, listë e cila do t’i dërgohet brenda tri ditësh Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

Ende nuk dihet nëse Kuvendi i Shqipërisë do të votojë për kreun e ri të këtij institucioni brenda punimeve të kësaj jave, teksa mbyllet sesioni i vjeshtës për t’u rihapur në fund të muajit janar.

Ashtu sikurse është bërë me dije më herët, i pari në listë është renditur Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Artur Metani.

Lista përfundimtare e renditjes:
1. Artur Metani 89.6 Pikë
2. Sokol Stojani 89 Pikë
3. Joana Asimi Sorraj 82.2 Pikë
4. Eris Hysi 78.3 Pikë
5. Lindita Troja 63.4 Pikë

Sipas KED-së, dy vendimet e arsyetuara, raporti dhe aktet e tjera të pikëzimit të kandidatëve do të publikohen nesër ne faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Gara për Inspektor të Drejtësisë u hap fillimisht më 1 mars të këtij viti, gati tri vite pas miratimit të reformës në drejtësi dhe u rihap sërish më 9 shtator.

“Lista do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, brenda tre ditëve, sipas parashikimeve të nenit 200 shkronja “ë” të ligjit nr. 115/2016”, thuhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 16 VJET KONTRIBUT PËR KOMBËTAREN TONË/ Ditë historike për "Tifozat Kuq e Zi", ja ngjarja e veçantë
Previous article NGA PRENÇI TEK JELLA/ Tre emra për dy vende të përkohshme në SPAK

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT