Renditja e përvitshme e këngëve të Eurovision-it, sjell edhe këtë vit surpriza, të paktën përsa u përket këngëve shqiptare.
Sondazhi që vit për vit zhvillohet nga “ESC Radio” na jep një version pak më ndryshe të reultatit të 250 këngëve më të pëlqyera ndër vite të festivalit europian.
Nuk ka surpriza përsa i përket vendit të parë.
Tashmë trofeun për të gjashtin vit e merr “Euphoria” nga Loreen, këngëtarja suedeze, e cila fitoi Eurovision-in në vitin 2012 në Baku të Azerbajxhanit.
Pesëshja e parë vazhdon me vendin e dytë, fituesin e këtij viti në Kiev të Ukrainës, Salvador Sobral me kënëgën e tij, e cila mrekulloi të gjithë Evropën, “Amor Pelos Dois”.
Vendi i tretë i ka takuar fitueses së vitit 2016, ukrainases Jamala me këngën e saj “1944”. Vendi i katërt kësaj here lëviz nga vendet e para ndër vite. “Grande Amore”, kënga e grupit italin El Volo, e cila në Eurovision-in e 2015 mori vendin e tretë në Vjenë të Austrisë.
Përderisa, pesëshja e këtij viti përmbyllet nga përfaqësuesja e Belgjikës në Eurovision-in e këtij viti, Blanche, e cila me këngën e saj “City Light” u rendit e katërta.
***
Ndërkohë, surprza ka për këngët shqiptare.
Në 250 këngët e renditura në sondazh, vetëm tre këngë nga 13 prezantime kanë arritur të jenë të pëlqyera.
“World” e Lindita Halimit, e cila përfaqësoi vendin tonë në edicionin e fundt renditet në vendin e 204-të.
Ndërkohë, e dyta këngë shqiptare e renditur në këtë sondazh është “Suus” e Rona Nishliut, e cila mban rekordin e renditjes më të mirë të këngëve shqiptare në këtë kompeticion.
Në këtë sondazh “Suus” renditet e 46-a, 22 vende më poshtë se vitin e kaluar, ku renditej e 24-ta.
Ndërkohë, këtë vit kënga më e pëlqyer shqiptare në këtë sondazh është “I’m Alive” e Elhaida Danit, në vendin e 44-të, 19 vende më lartë se vitin e kaluar.
Përfaqësimet e tjera të Shqipërisë nuk kanë arritur të hyjnë në 250 këngët më të pëlqyera të këtij kompeticioni muzikor.
Ndërkohë, vendi i 250, i fundit në këtë sondazh i takon përfaqësueses portugeze në Eurovision-in e 2010-ës, Felipa Azevedo, me këngën “Há dias assim”.


