• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RENDIT PRIORITETET E KËTIJ MANDATI/ Rama: Lufta kundër krimit, siguria në qarkullimin rrugor, krimet…
Home
Politikë

RENDIT PRIORITETET E KËTIJ MANDATI/ Rama: Lufta kundër krimit, siguria në qarkullimin rrugor, krimet…

9 November, 2021 s.autor Politikë

Lufta kundër krimit do të jetë ‘prioritet’ mbi prioritete në këtë mandat të tretë qeverisës të PS-së. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi që vëmendje e shtuar në këtë aspekt t’i kushtohet edhe krimit financiar e ekonomik. Si prioritet të dytë Rama renditi sigurinë në qarkullimin rrugor dhe krimin mjedisor, për të cilin tha se nuk do të ketë tolerancë. Po ashtu kryeministri përmendi edhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve si prioritetin tjetër të qeverisë.

“Prioritete e këtij mandati janë piketat e vendosura në çdo hap që ne hedhim. Lufta kundër krimit është prioriteti i prioriteteve, përfshirë të gjitha aspekte e saj dhe është një front ku është bërë progres i dukshëm, por ku ka ende shumë për të bërë dhe ku posaçërisht ndjehet ende mungesa e të njëjtit efikasitet, siç psh. ka pasur operacioni forca e ligjit apo në tërësi kjo pjesë e organizimit policor te lufta kundër krimit financiar, ekonomik. Aty është e domosdoshme të vendosen më shumë forca, të përqendrohet më shumë vëmendja dhe të krijohen kushtet për të arritur të njëjtat rezultate si me gjithë pjesën tjetër. Prioriteti i dytë është ngritja në një nivel sigurie më të larët e gjithë e qarkullimit rrugor dhe paralelisht me këtë vendosja e një kontrolli absolut mbi territorin e Shqipërisë, jo vetëm mbi aspektin e veprimtarisë kriminale, apo shkeljes së ligjit, por veprimtarinë kriminale dhe shkeljen e ligjit që kanë të bëjnë me vetë Shqipërinë, territorin, me trupin e mrekullueshëm të këtij vendi që dora e robit e ka kthyer rëndom në një ferr për banorët e vet. E patolerueshme të ndodhin para syve të policisë, krime në mjedis. E patolerueshme që efikasiteti më i lartë në krimet në mjedis të jetë në format e gjobave për njerëzit në fshatrat e thellë që ngrenë një avlli dhe jo ndaj atyre që hedhin beton në plazh. Prioriteti tjetër është rritja e mëtejshëm e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAJRAMI DHE ÇEKIÇI DO LUFTOJNË PËR.../ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Anglisë
Previous article DHUNA NDAJ GAZETARES/ Rama: Ligji nuk kërcënon nuk shan, por vepron. Sjellja e policit e patolerueshme

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT