• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rendi demokratik në Ballkan 10 vite pas, pritet axhendë e re integrimi në BE
Home
Aktualitet

Rendi demokratik në Ballkan 10 vite pas, pritet axhendë e re integrimi në BE

7 November, 2017 irahetemaj Aktualitet

Rendi demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor ka mbetur mbrapa për gati një dekadë, ndërkohë që disa shtete drejtohen ose qeverisen përsëri nga udhëheqës gjysmë autoritarë, të cilët kanë adoptuar retorikën demokratike, por vazhdojnë të përdorin metoda jodemokratike për të ruajtur pushtetin e tyre, raportoi Grupi Këshillues i Politikave i Ballkanit për Integrimin në Europë në dokumentin “Era e freskët e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”, publikuar në tetor.

 

Gjatë dekadës së fundit, Bashkimi Evropian (BE) ka kaluar nëpër një sërë krizash, si kriza financiare globale, kriza e Eurozonës, krizën e refugjatëve dhe Brexit. Këto janë shoqëruar me paqëndrueshmëri gjeopolitike edhe në periferinë jugore të kontinentit.

 

Mbi të gjitha, BE-ja po përballet me një krizë të madhe të demokracisë në disa prej vendeve anëtare të saj. E preokupuar me trajtimin e problemeve të saj të brendshme, BE-ja ndërkohë ka frenuar politikën e saj të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor (BP).

Si rezultat, 18 vjet pas fillimit të Procesit të Stabilizim-Asociimit (PSA) me BE-në, vendet e Ballkanit Perëndimor (përveç Kroacisë, e cila arriti t’i bashkohet BE-se në vitin 2013) janë ende larg pranimit në BE.

Pavarësisht nga ky kontekst i dukshëm negativ i momentit, kushtet nuk kanë qenë kaq të favorshme përgjatë dekadës për tu pranuar në BE.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij në BE, “Era është kthyer në anijet e Evropës, tani një dritare për mundësitë është hapur,,por nuk do të mbetet e hapur përgjithmonë.”

Papunësia në Eurozonë ka rënë në 9.1 për qind, niveli më i ulët në nëntë vite. Nga ana tjetër kriza e refugjatëve nuk ka mbaruar, por ka një rënie dramatike të numrit të refugjatëve dhe emigrantëve që hyjnë ne Europë nëpërmjet rrugëve të Mesdheut dhe Ballkanit Perëndimor.

Bisedimet e Brexit po zvarriten. Me fjalë të tjera, duket se pavarësisht parashikimeve, Brexit nuk do të konsumojë të gjithë vëmendjen e politikës së BE-së dhe aparatin burokratik. Përkundrazi, në dritën e largimit të pritshëm të Britanisë, BE mund të tregojë se ka ende interes për zgjerim në vende të tjera, ndërkohë ka nisur një lëvizje të re në BE që po angazhohet në një planifikim strategjik të ri në të ardhshëm.

Rrethanat përtej BE-së e bëjnë më të domosdoshëm forcimin e strukturave të Bashkimit në të gjithë kontinentin. Jo vetëm që BE kërcënohet nga ndërhyrja agresive e Rusisë në afërsi të saj, por edhe kritikat e Presidentit Trump mbi tregtinë, refugjatët apo politikat e mbrojtjes, po i nxisin evropianët për një Evropë më elastike.

Pavarësisht rritjes dramatike të partive politike anti-refugjatë të krahut të djathtë në të gjithë BE-në, vendet që besohet të jenë çelësi i formimit të politikave të reja, Franca dhe Gjermania, shmangën rezultatet e tyre populiste në zgjedhjet e fundit.

Me një mandat të qartë katërvjeçar në duart e tyre tani ata kanë mundësinë e menaxhimit të krizës, duke prodhuar një seri zgjidhjesh të guximshme dhe inovative që do të rikthejnë prosperitetin dhe stabilitetin e qëndrueshëm të BE-së dhe qytetarëve të saj.

Për herë të parë ketë dhjetor, Komisioni Evropian nuk do të paraqesë raportet vjetore të progresit mbi progresin e vendeve aspiruese drejt anëtarësimit.

Në vend të kësaj, energjia në Bruksel dhe në rajon duhet të përdoret për të përqendruar mendjet e nxitësve të zgjerimit të BE në një grup të rëndësishëm pyetjesh: Si të krijojmë një integrim më të shpejtë dhe sektorial evropian dhe të sigurojmë konvergjencë të konsiderueshme sociale, ekonomike dhe mjedisore dhe si të ndërtojmë shoqëri të hapura të bazuara në demokracinë liberale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nicki Minaj tregon këmbët dhe gjoksin bombastik në Instagram
Previous article Golden Barbie mbresëlënëse në kopertinën e revistës BAAZAR (Foto)

irahetemaj

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT