• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REMZI HOXHA MBUSHI 64 VJEÇ/ Si iu pre jeta në mes nga Berisha për llogari të Milosheviçit
Home
Politikë

REMZI HOXHA MBUSHI 64 VJEÇ/ Si iu pre jeta në mes nga Berisha për llogari të Milosheviçit

22 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Remzi Hoxha, ish biznesmeni shqiptar nga Kosova, me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni kishte ditëlindjen e 64-tërt ditën e sotme, nëse do të jetonte.

Jeta e tij u pre në mes në kulmin e aktivitetit pro pavarësisë së Kosovës, nga oficerët e SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, me urdhër të Sali Berishës që në vitin 1995.

Pasi e rrëmbyen në Tiranë e dërguan në Kune- Vain të Lezhës dhe që nga ajo ditë jo vetëm që nuk është kthyer në shtëpi i gjallë, por as eshtrat nuk i gjenden.

“Faji” i vetëm i Remzi Hoxhës ishte se filmoi një takim mes presidentit serb Sllobodan Milosheviç, atij maqedonas Kiro Gligorov dhe presidentit shqiptar Sali Berisha, në Shën Naum, që si për ironi të fatit i ishte falur Pashiqit nga Ahmet Zogu si dhuratë për ndihmën që i dha për të ardhur në pushtet.

Menjëherë pas këtij filmimi, Sali Berisha akuzohet se ka urdhëruar Gazideden për ta “shtrydhur” që të tregonte se ku dhe si e kishte realizuar këtë kasetë.

Dhuna e tëpërt e ushtruar nga oficerët e SHIK, njëri prej të cilëve i dënuar 18 vite për këtë krim, solli dhe vdekjen e Remzi Hoxhës. Që atëherë familja është në kërkim të eshtrave.

Asnjë nga “patriotët” në Kosovë nuk u kujtua për këtë ditëlindje, duke treguar qartë se sa shumë kanë lëvizur gjërat në shtetin më të ri të krijuar nga SHBA dhe BE, dhe të plazmuar që nga Shqipëria në momentet më të vështira, kur Salih Berisha ishte në kulmin e luftës kundër UÇK.

Këta patriotë, duke filluar nga Ramush Haradinaj, Halil Matoshin e deri tek Berat Buzhala që nuk rri dot pa folur, ishin tepër të zënë me sportin më të preferuar nga “elita kosovariste” këto kohët e fundit: Sulmin ndaj Edi Ramës.

Për ironi të fatit, ditën e sotme vetëm Sali Berisha nuk ka folur asnjë fjalë. Nuk është pendesë, por thjeshtë si një “skile” e vjetër nuk mund të kthehet në vendin e krimit. Ndaj ka heshtur. (TemA)

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MINI-SHENGENI BALLKANIK/ DW: Ideja u hodh për herë të parë nga Angela Merkel
Previous article MINISHENGENI BALLKANIK/ Majlinda Bregu: Kosova gabon që s’bëhet pjesë

k.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT