• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 January, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

26 January, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
REKORDIN E ZË MALTA DHE QIPRO/ Shpenzimet për restorante dhe hotele, ku renditen shqiptarët
Home
Ekonomi

REKORDIN E ZË MALTA DHE QIPRO/ Shpenzimet për restorante dhe hotele, ku renditen shqiptarët

17 January, 2020 Delo.autor Ekonomi

Për një vend si Shqipëria, me të ardhura të ulëta, sigurisht që shpenzimet për restorante dhe hotele do të kenë një peshë shumë më të ulët në totalin e shpenzimeve krahasuar me Europën. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2018 një familje shqiptarë shpenzoi mesatarisht për restorante dhe hotele 4.7% të totalit të shpenzimeve, ndërkohë që një familje europiane shpenzon dyfishin. Të dhënat nga Eurostat tregojnë se shpenzimet për një familje në Europë zinin 8.6% të totalit të shpenzimeve. Megjithatë edhe brenda Bashkimit Europian ka diferenca të theksuara nga njëri-vend në tjetrin për sa i përket peshës së shpenzimeve për restorante dhe hotele, të cilat jo domosdoshmërish lidhen me zhvillimin dhe të ardhurat e vendit. Rekordin në Europë për shpenzimet më të lartë të këtë kategori shpenzimet e mbajnë dy shtete ishullore si Malta dhe Qipro, ku përllogaritet se familjet shpenzojnë gati një të pestën e totalit të shpenzimeve për restorante dhe hotele 9shiko grafikun).

Por në të njëjtën kohë nuk mbeten pas as vendet e Ballkanit Perëndimor. 16.2% e totalit të shpenzimeve të familjeve malazeze shkojnë për këtë kategori, duke u renditur si vendi I katër në të gjithë Europën për peshën e lartë.

Pas Malit të Zi renditet Kroacia, vendi më i ri i anëtarësuar në BE. Sipas Eurostat 14.7% e shpenzimeve totale të familjeve atje shkojnë për restorante dhe hotele. Mali i Zi dhe Kroacia janë dy prej destiancioneve turistike në zhvillim të shpejtë, çka ka ndikuar në çmimet e hoteleve dhe restoranteve në të dy këto vende. Edhe Spanja, një tjetër destinacion turistik tepër popullor europian, renditet krah vendeve që familjet kanë shpenzime të larta për hotele dhe restorante me 14.6% të totalit për vitin 2018.

Nga ana tjetër në vend e Europës Perëndimore, shpenzimet për restorante dhe hotele janë më të ulëta se mesatarja europiane. Kështu për shembull shpenzimet për restorante dhe hoteleve të familjeve gjermane, ekonomisë më të zhvilluara të Europës, ishin 5.5% të totali të shpenzimeve të familjeve duke u renditur fill pas Shqipërisë. Edhe në vendet e tjera si Danimarka apo Belgjika, shpenzimet për restorante dhe hotele ishin përkatësisht 6.3 dhe 6.5% të totalit.

Familjet serbe të fundit
Shpenzimet më të ulëta në Europë për këtë kategori janë regjistruar në Serbi, ku në totalin e shpenzimeve të familjeve atje, shpenzimet për restorante dhe hotele nuk zinin më shumë se 3% të totalit. Më pas renditen vendet si Rumania me 3.1%, Polonia me 3.6% dhe Lituania me 4.2%.

Capture 30 (1)

/Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MISIONI SPECIAL NË JUGOSLLAVI I "KOLONELIT TË USHTRISË SË VDEKUR”/ Dëshmia e rrallë: Si i mblodha eshtrat e partizanëve të vrarë në Malin e Zi dhe në Bosnje
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellët, por temperaturat vijojnë në minus

Delo.autor

Postime të ngjashme

NAFTA FALAS/ Ekonomi: Skema e mirëpërgatitur, rrit fitimet e fermerëve Ekonomi

NAFTA FALAS/ Ekonomi: Skema e mirëpërgatitur, rrit fitimet e fermerëve

COVID-19/ Biznesi fason "humbësi" më i madh në tregti. Eksportet e tekstileve ranë me 128.4 milionë euro Ekonomi

COVID-19/ Biznesi fason "humbësi" më i madh në tregti. Eksportet e tekstileve ranë me 128.4 milionë euro

RAPORTI I KE/ Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon. E 3-ta për rritjen ekonomike Ekonomi

RAPORTI I KE/ Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon. E 3-ta për rritjen ekonomike

Facebook Comments

EDMOND ARIZAJ/ Vajzës sime që la Shqipërinë, për Amerikën Blog

EDMOND ARIZAJ/ Vajzës sime që la Shqipërinë, për Amerikën

MERO BAZE/ Një listë për 26 prillin Blog

MERO BAZE/ Një listë për 26 prillin

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet Blog

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje Blog

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin! Blog

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin!

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT