• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REKORDI I ÇMIMIT TË NAFTËS/ 5 tregjet më të mëdha të BE regjistrojnë kërkesë të lartë për makina elektrike
Home
International

REKORDI I ÇMIMIT TË NAFTËS/ 5 tregjet më të mëdha të BE regjistrojnë kërkesë të lartë për makina elektrike

2 May, 2026 s.autor Botë, International

Tregjet globale po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të hidrokarbureve, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke shtyrë gjithnjë e më shumë drejtues automjetesh të kërkojnë alternativa ndaj motorëve me djegie të brendshme.

Sipas agjencisë Reuters, shitjet e makinave plotësisht elektrike në tregjet kryesore evropiane u rritën me gati një të tretën gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Regjistrimet e automjeteve të reja elektrike me bateri (BEV) arritën në rreth 560,000 mjete në periudhën janar-mars, duke shënuar një rritje prej 29.4% krahasuar me një vit më parë. Vetëm në muajin mars, mbi 240,000 automjete të tilla u regjistruan në 15 tregje evropiane.

Pesë tregjet më të mëdha të Bashkimit Evropian, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Polonia kanë regjistruar një rritje prej më shumë se 40% në shitjet e automjeteve elektrike vetëm gjatë këtij viti. Edhe në Britani, tregu i dytë më i madh në Evropë, shitjet u rritën me 12.8%, ku makinat elektrike përbënin 22.5% të të gjitha makinave të reja.

Edhe Shqipëria po shënon përparime të dukshme në rritjen e flotës së automjeteve elektrike. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, vetëm gjatë periudhës janar-mars 2026, mbi 2,964 mjete plotësisht elektrike janë regjistruar për herë të parë, ose 202% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Po ashtu, rreth 82% e autoveturave të reja të regjistruara janë hibride të rinovueshme, duke shënuar një rritje prej 14%.

Këto shifra tregojnë se tranzicioni drejt automjeteve më të pastra dhe efikase po përshpejtohet, si në Evropë ashtu edhe në Shqipëri, duke i dhënë një shtytje të re tregut të infrastrukturës së karikimit dhe teknologjive të gjelbra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSHTE TË QENDRUESHME ATMOSFERIKE/ Parashikimi i motit për këtë të dielë
Previous article LËVIZJE NË POLICINË E TIRANËS/ Alban Hoxha emërohet shef i Komisariatit nr. 6, zëvendëson Edvin Pecin

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT