• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
REKORD VIZITORËSH NË KRUJË/ Në 9 muaj e kanë frekuentuar mbi 140 mijë turistë
Home
Ekonomi

REKORD VIZITORËSH NË KRUJË/ Në 9 muaj e kanë frekuentuar mbi 140 mijë turistë

6 October, 2024 s.autor Ekonomi

Për të huajt që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime, Kruja është gjithnjë në listën e vendeve që duhen vizituar patjetër.

Qyteti ofron një sërë atraksionesh turistike, ndërsa muzeu historik ka regjistruar një fluks të lartë vizitorësh, duke u renditur si ndër më të preferuarit për të huajt.

Ndonëse kushtet atmosferike gjate kësaj fundjave ishin të papërshtatshme, turistet që sfiduan motin duke eksploruar Muzeun Historik dhe atë Etnografik ishin të shumtë.

“Më pëlqen shumë Shqipëria, është vend i bukur. Kruja qytet shumë i këndshëm, Tirana po ashtu dhe bregdeti i jugut. Ushqimi është gjithashtu shumë i mirë.”

Nuk mungojnë edhe vizitorët shqiptarë nga qytete të ndryshme të vendit dhe Kosova.

Gjatë 9 mujorit të këtij viti mbi 140 mijë vizitorë u regjistruan në muzeun e Krujës, ndërsa rekordi u thye gjatë shtator, ku është shënuar dhe fluksi më i lartë.

“Edhe tetori ka hyrë shumë vrullshëm. Në shtator 29 mijë turistë. Përgjatë 9 muajve është vizituar mbi 140 mijë vizitorë. Edhe muzeu etnografik ka pritur shumë vizitorë. Lajm shumë i mirë. Vinë me përshtypje shumë të mira.“, tha drejtori i Muzeut, Burhan Hafizi.

Kruja është një ndër qytetet historike që ofron turizëm gjithëvjetor. Të huajt preferojnë qytetin për arkitekturën e veçantë, njihen me historinë e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndërsa shijojnë gatimet tradicionale të zonës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË LEVAN-TEPELENË/ Makina del nga rruga dhe përfundon në arë, dy të lënduar
Previous article HAPET SHKOLLA SHQIPTARE NË LONDËR/ Balla: Mbi 7 mijë nxënës që mësojnë shqipen në Britaninë e Madhe

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT