• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REKORD VIKTIMASH NË SHBA/ Humbin jetën mbi 3 mijë pacientë brenda një dite
Home
Nderkombetare

REKORD VIKTIMASH NË SHBA/ Humbin jetën mbi 3 mijë pacientë brenda një dite

10 December, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë shtuan përgatitjet për një fushatë historike të vaksinave ndaj koronavirusit përpara miratimit të pritshëm nga agjencia rregullatore federale, ndërsa ligjvënësit në Kongres debatuan të mërkurën për kushtet e një pakete lehtësimi ekonomik nga COVID-19.

Lëvizja e vazhdueshme drejt fillimit të vaksinimit dhe negociatat në Kongres vijnë ndërsa infektimet nga COVID-19 u rritën në nivele edhe më të larta, duke mbingarkuar deri pranë pragut maksimal sistemet e kujdesit shëndetësor në disa pika të nxehta të pandemisë. Sipas një përllogaritjeje të agjencisë së lajmeve Reuters, Shtetet e Bashkuara arritën një nivel të ri rekord viktimash, me të paktën 3112 të vdekur brenda të mërkurës, më shumë se ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë.

Dhjetë qarqe kryesisht rurale në Kaliforni raportuan se nuk kishin në dispozicion shtretër të njësive të kujdesit intensiv, sipas të dhënave shëndetësore të këtij shteti, të analizuara nga agjencia Reuters.

Në zemrën bujqësore të Kalifornisë, Central Valley, shtrimet nga COVID-19 kanë mbingarkuar krejtësisht disa spitale. Në qarkun Fresno, me 1 milion banorë, vetëm shtatë shtretër mbetën të paplotësuar të mërkurën në njësitë e kujdesit intensiv.

Duke ofruar një rreze të re shprese, disa zyrtarë thanë se vaksinimet mund të fillojnë ndoshta edhe këtë fundjavë dhe shtetet kanë përshkallëzuar planet për atë që ka të ngjarë të jetë një përpjekje për shpërndarjen në dimensione të papara./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Ja cilat janë pasojat neurologjike të COVID-19
Previous article HOROSKOPI 10 DHJETOR/ Tregoni kujdes me nervozizmin sot... Ja çfarë thonë yjet për ju sot

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT