• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REKORD INFEKTIMESH ME COVID/ Epidemiologu: Rrjedhojë e shtimit të numrit të testimeve, ecuria e virusit…
Home
Sociale

REKORD INFEKTIMESH ME COVID/ Epidemiologu: Rrjedhojë e shtimit të numrit të testimeve, ecuria e virusit…

17 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Përmes një postimi në rrjetet sociale, doktori ka paraqitur të dhënat mbi situatën deri më tani në vend, duke e krahasuar atë me rajonin dhe vendet e tjera të Europës.

Sipas Alimehmetit, ecuria e virusit në vendin tonë ka qenë e qëndrueshme.

“Shqetësimi mbi situatën epidemiologjike është i kudondodhur, por jo i shpërndarë në mënyrë homogjene. Atje ku mediat dhe rrjetet sociale kanë më shumë penetrim, atje ka edhe më shumë shqetësim, jo detyrimisht më shumë infektim. Siç mund të shihet qartë dhe siç e mbani mend mirë, në vendin tonë pati rritje të lartë në fund të qershorit; filloi të bjerë në korrik; qëndroi relativisht konstant në korrik dhe gusht; kemi rritje të lehtë dhe me ecuri konstante në tetor. Duke marrë parasysh që patëm një shpërthim në qershor që u kontrollua relativisht shpejt, ecuria ka qenë e qëndrueshme dhe rritja e rasteve të reja është në përqindje të lartë, si rrjedhojë e shtimit të numrit të testimeve, shtim i cili është i mirëpritur dhe duhet të shtohet sa më shumë”, ka shkruar Alimehmeti.

Në krahasim me vendet e tjera në shumicën dërrmuese të vendeve europiane, vë në dukje doktori, jemi më ulët që në korrik e vazhdojmë të jemi më poshtë, me përjashtime të rralla si Spanja. Me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kemi tregues më të ulët. Në krahasim me botën, si total jemi pothuajse njësoj në të gjithë ecurinë.

“Nuk duhet të shohim një indikator të vetëm, por duhet ta zgjerojmë fushën e pamjes. Informacioni duhet të merret së bashku dhe të përpunohet nga njohësit e fushës dhe jo thjesht të ngrijmë të dy shifrat: raste të reja dhe vdekje në ditë”, mbyll statusin e tij doktori. Java e 42-të e pandemisë ka sjellë rritje të të infektuarve.

Veç Tiranës, një numër i konsiderueshëm rastesh pozitive është regjistruar edhe në qarqet e veriut. Nga të dhënat e Ministrisë në vendin tonë aktualisht janë 6101 të infektuar aktivë, 50 për qind prej të cilëve në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË HIMARË/ Biznesmeni i kishte borxh 53-vjeçarit, 70 mijë euro! Autori i bëri instalimet elektrike në pallat, po nuk u pagua
Previous article EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT/ Policia arreston autorin e dyshuar. Ja ku u kap (EMRI+DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT