• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REKORD INFEKTIMESH/ Epidemiologu: Çfarë do të na çonte në një mbyllje të dytë?
Home
Sociale

REKORD INFEKTIMESH/ Epidemiologu: Çfarë do të na çonte në një mbyllje të dytë?

16 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi në Abc News, epidemiologu Artan Simaku foli për situatën e pandemisë në vend

Simaku u shpreh e rritja e numrit të rasteve ishte e pritshme pas hapjes së shkollave pasi kontaktet shtohen.

“Jemi në një situatë të pritshme, që para hapjes se shkollave ishte parashikuar, jo vetëm këtu që do ketë një rritje të numrit të rasteve, për shkak të shtimit të kontakteve. Ka një rritje të rasteve. kjo ishte e pritshme me hapjen e shkollave”, deklaroi ai.

I pyetur nëse rrezikojmë një mbyllje të dytë, Simaku tha se situata aktuale nuk parashikon një gjë të tillë.

Sipas tij kriter për izolimin është nëse ezaurohen kapacitetet në spitale. Epidemiologu thotë se aktualisht janë mbushur vetëm 50% të kapaciteteve në spitalet Covid, ndërsa shton se janë edhe skenarët për hapjen e dy spitaleve të tjera si dhe përfshirjen e atyre rajonalë.

“Ditët e fundit është rritur numri i personave të shtruar. Kriteri i vlerësimi është numri i personave që kanë nevojë për shtrim spitalor. Janë përgatitur edhe dy spitale Covid. Përveç atyre janë njoftuar edhe spitalet rajonale kanë potencial për të ofruar shërbimin e tyre. Janë trajnuar edhe stafet mjekësore. Ka një përgatitje për një situatë më të rënduar.

Që nga fillimi i pandemisë ka vlerësuar situatën dhe ka marrë vedimet e saj në mënyrë të pavarur. Ne masat i marrim sipas vlerësimit të situatës tek ne. Në shumë shtete të Europës kanë filluar masat shtrënguese. Tek ne nuk bëhet fjalë për masa shtrënguese në fazën aktuale. Masa shtrënguese do të fillojnë kur të ezaurohen kapacitete spitalore. Aktualisht jemi në kapacitet 50% dhe nuk bëhet fjalë për masa shtrënguese në këtë situatë.

Është theksuar që kriteri për fillim të masave shtrënguese, kapacitet vlerësuese janë kapacitete spitalore të përballjes së sëmundjes. Nëse spitali nuk i përball dot më ky është një kriter”, tha ai.

Më tej epidemiologu foli edhe për atë që mund të na presë në muajt e ardhshëm. Simaku theksoi se koronavirusi dhe gripi do të bashkëjetojnë bashkë, ndërsa është e nevojshme vaksina e gripit.

“Po e nis me gripin. Stina e gripit është fundi nëntorit dhe marsi. Do të kemi bashkëqarkullim edhe me koronavirusin. Kjo do të sjellë një situatë më të rënduar. Kjo situatë e rënduar do të jetë deri në mars. Koronavirusi është një virus i ri dhe nuk e dimë se si do të sillet.

Deri në fund të dimrit do të bashkëjetojmë me koronavirusin. Për gripin ekziston vaksina dhe nga vaksinimi i gjithë popullatës por më shumë për grupet me risk do të lehtësojë ngarkesën e sëmundshmërisë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDIHMË LIGJORE FALAS PËR QYTETARËT"/ Ministrja Gjonaj: Avokatët do paguhen nga shteti. Synojmë të mbulojmë gjithë territorin
Previous article NË FUSHË-KRUJË/ Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Arsimin dhe Yuri Kim, vizitë tek furra e bukës ku u ndal Xhorxh W. Bush më 2007

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT