• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
REHABILITOHET AKSI NË QAFË TË LLOGARASË/ Balluku: Tuneli Dukat-Palasë do të ndërtohet në…
Home
Ekonomi

REHABILITOHET AKSI NË QAFË TË LLOGARASË/ Balluku: Tuneli Dukat-Palasë do të ndërtohet në…

19 October, 2019 k.autor Ekonomi

Aksi rrugor, i cili kalon përmes Qafës së Llogarasë i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë, duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin e automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit. Punimet për hedhjen e shtresës asfaltike kanë përfunduar dhe nuk do të ketë më kufizim për qarkullimin e automjeteve, ndërsa puna do të vijojë me vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Ndërhyrja në këtë segment u bë në kuadër të kontratës së performancës me Bankën Botërore, ndërsa projekti parashikon edhe një fazë të tretë punimesh, që shtrihet deri në zonën e Qafë Gjashtës në Sarandë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho inspektuan punimet e bëra në këtë segment rrugor.

Kreu i ARRSH bëri të ditur se punimet për rehabilitimin e këtij segmenti kanë nisur në muajin maj të këtij viti ku u bë e mundur ndërtimi i bordurave anësore, ndërkohë që punimet u ndërprenë në fund të muajit qershor për të mos penguar qarkullimin përgjatë sezonit turistik.

“Punimet kanë filluar në maj, që ka qenë faza e rehabilitimeve të thella të segmentit të Llogorasë. Janë bërë bordurat anësore deri më 30 qershor. Asfalti këtu është “miks design” për kushtet atmosferike të motit, i cili i reziston ngricave dhe borës. Vijojmë me fazën e tretë, me punime të thella deri në Qafë Gjashtë të Sarandës, si dhe në përfundimin me sinjalistikë horizontale dhe vertikale dhe sigurinë rrugore”, bëri të ditur Verdho.

Ministrja Belinda Balluku theksoi se rritja e sigurisë rrugore është objektivi i realizimit të këtyre ndërhyrjeve teksa njoftoi se në kuadër të kontratës së performancës me Bankën Botërore do të ndërhyhet edhe për rehabilitimin e disa akseve të tjera rrugore në vend.

“Kjo është një rrugë tjetër, të cilën ne e dorëzojmë në kuadër të kontratës së performancës me Bankën Botërore. Do të vazhdojmë me rrugë të tjera, ashtu siç kemi premtuar dhe me Shijakun dhe me pjesë të tjera, të cilat do t’i identifikojmë. Duke kërkuar edhe bashkëpunimin e Bankës Botërore do të vazhdojmë të kryejmë punime në akse kryesore, të cilat janë rrugë nacionale dhe jo autostrada për të rritur sigurinë rrugore”, u shpreh Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se ndërtimi tunelit Dukat- Palasë është plani madhor, që qeveria ka për këtë zonë, si pjesë të strategjisë për zhvillimin e turizmit, me qëllim që të aksesohet më shpejtë bregdeti i jugut.

“Plani jonë i ardhshëm është që duke filluar nga Dukati dhe duke dalë në Palasë ne të ndërtojmë një tunel të parametrave europian për t’ju krijuar të gjithëve mundësinë e aksesit në rivierën jugore dhe së bashku me aeroportin e Vlorës kjo zonë do marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm. Kjo rrugë do të kthehet plotësisht në një rrugë turistike, që të gjithë shoferët dhe pasagjerët që do ta frekuentojnë, do ta frekuentojnë për të shijuar malin, sesa për të aksesuar pjesën e detit në jug. Deti në jug duhet të aksesohet përmes këtij tuneli që është një nga planet tona, një nga projektet tona të së ardhmes”, nënvizoi Balluku.

Krahas ndërhyrjes në aksin e Qafës së Llogarasë, ndërhyrje rehabilituese janë realizuar edhe në segmentin rrugor të Qafë Thanës, ku është bërë e mundur riveshja me asfalt abraziv i pesë kthesave në këtë segment. Këto ndërhyrje bëjnë të mundur lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit të dimrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE FANTASTIKE/ Ja cilat janë 2 lagjet VIP të Tiranës dhe personazhet që jetojnë në to
Previous article DYNDJE TË TURISTËVE NË KRUJË/ 2100 vizitorë brenda një dite

k.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT