• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REHABILITIMI I MIT’HAT FRASHËRIT/ Moisiu: Antifashizmin pa armë e shpikën ata që u fshehën vrimave
Home
Breaking News

REHABILITIMI I MIT’HAT FRASHËRIT/ Moisiu: Antifashizmin pa armë e shpikën ata që u fshehën vrimave

16 August, 2019 k.autor Breaking News

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar në një intervistë rehabilitimin e Mit’hat Frashërit, luftën antifashiste dhe tentativën e Berishës në vitin 1995.

“Broçkulla, përralla, lojëra fjalësh” – i quan ai termat e sajuar nga Akademia e Shkencave për konferencën e saj mbi 75 vjetorin e Çlirimit të Atdheut.

Duke folur në gazetën “Dita”, Moisiu shprehet se “këta pa armë futeshin vrimave” dhe se “ishin bërë njësh me pushtuesit e luftonin kundër partizanëve”.

 

“Nuk ka antifashizëm pa armë dhe pa uniformë. Fashizmi erdhi i armatosur gjer në dhëmbë, erdhi me tanke e avionë, me të gjitha llojet e armëve. Ai nuk mund të shporrej veçse me armë, me një organizim të madh dhe këtë e arriti lufta jonë antifashiste nacionalçlirimtare.

Unë kam pasur tim atë, Gjeneral Spiro Moisiun në krah të Enver Hoxhës që ishte udhëheqësi kryesor i luftës, por flas edhe nga përvoja ime personale, pasi kam qenë pjesëmarrës në atë luftë, madje shumë pranë kupolës më të lartë të ushtrisë partizane”.

Më tej ish-presidenti rrëfen tentativën e Sali Berishës në vitin 1995 për ta rehabilituar Mit’hat Frashërin.

“Në lidhje me këtë problem dua të kujtoj një rast të vitit 1995, kur Presidenti i asaj kohe ngriti një strukturë ad-hoc me detyrë për të rivlerësuar figurat e ndryshme historike të lëna në harresë. Për mendimin tim ishte një vendim i drejtë. Në atë komision isha caktuar edhe unë.

Në takimin e parë, nga disa anëtarë të komisionit, u ngrit problemi i rehabilitimit të Mit’hat Frashërit, të cilët argumentuan se ajo figurë duhet vlerësuar me një dekoratë të lartë. Në atë çast ndërhyra duke i thënë Presidentit Berisha që unë nuk isha dakord dhe pse, arsyetimi ishte shoqëruar me një argument bindës historik.

Pikërisht mora si shembull Marshallin e Francës Peten, i cili megjithëse pas Luftës së Parë Botërore ishte shpallur hero i atdheut, dhe në Verdun ku ishin varrosur ushtarët francezë të rënë betejë, ishte parashikuar edhe varri komandantit të tyre, pas Luftës së Dytë Botërore, për veprimet e tij në lidhje me nazizmin, Peteni dënohet me vdekje nga gjykata franceze, ku dhe u fal nga De Goli, që në atë kohë ishte kryetar i shtetit, duke ia kthyer dënimin nga me vdekje në burgim të përjetshëm. Më pas, kur ai në moshën 95 vjeçare vdiq në burg, familjarët kërkuan ta varrosnin në Verdun, bashkë me ushtarët e tij të Luftës së Parë Botërore, por shteti francez nuk pranoi.

U zbatua rregulli si për të gjithë të dënuarit, u varros në varrezën e burgut. Në këtë mënyrë mesazhi që jepej ishte se kush punon kundër interesave të vendit dhe tradhton, pavarësisht kontributeve, merr atë që meriton.

Mandej Berisha u tërhoq. Tani nuk e kuptoj se si u mor vendimi që u realizua për nderimin e Mit’hat Frashërit vitin e kaluar. E kam thënë dhe e përsëris: Rama ka gabuar” – thotë Alfred Moisiu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK LEJONTE FADROMËN TË HAPTE RRUGËN/ 72-vjeçari tenton të vrasë me granatë dy vëllezër
Previous article SHQIPTARËT REKORD NEGATIV NË BE/ Sa duhet të punojnë për të blerë një iPhone XS

k.autor

Postime të ngjashme

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia Aktualitet

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT