• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
REHABILITIMI I LANËS/ 8 milionë euro kredi nga Banka Europiane për Investim për rehabilitim
Home
Ekonomi

REHABILITIMI I LANËS/ 8 milionë euro kredi nga Banka Europiane për Investim për rehabilitim

2 October, 2019 k.autor Ekonomi

Kuvendi pritet të miratojë të enjten ligjin  për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin “Rehabilitimini i lumit Lana – zhvillim urban”. Kredia që akordohet nëpërmjet kësaj kontrate ka shumën 8 milionë euro. Nëpërmjet këtij financimi synohet të realizohet zgjatimi i bulevardit nga Ura Teknologjike (ku përfundon aktualisht segmenti ekzistues) deri në kryqëzimin me rrugën “Teodor Keko” dhe rehabilitimin e shtratit të lumit Lana po për këtë segment.

Për bashkëfinancimin e këtij projekti BEI akordon, gjithashtu, edhe një grant në shumën 2,4 milionë euro. Nisur nga plani i veprimit dhe i implementimit të këtij projekti, vlera e cila do të mbulohet nga shpenzimet buxhetore të Bashkisë Tiranë, do të jetë e shpërndarë në 3 vite buxhetore duke nisur që nga viti buxhetor aktual.

Nëpërmjet projektit “Vazhdimi i bulevardit “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri” dhe rehabilitimi i lumit të Lanës nga Ura Teknologjike deri te kryqëzimi me rrugën “Teodor Keko”” duhet të mundësohet krijimi i një shtrati me regjim hidraulik efiçent për të eliminuar problematikën e përmbytjeve në këtë zonë, si dhe duke krijuar hapësirat e nevojshme të zhvillimit urban të zonës. Gjithashtu, duhet të zgjaten bulevardet paralel me lumin me të gjithë infrastrukturën e nevojshme si sinjalistikën, disiplinimin e ujërave të bardha dhe të ndotura, ndriçimin, telekomunikacionin, peizazhin si dhe lidhjen me infrastrukturën ekzistuese.

Sipas projektit, duhet të parashikohen 2 ura mbi shtratin e ri të lumit për nevojat e zhvillimit urban. Zona që ndikohet nga projekti shtrihet në një sipërfaqe prej 110 ha. Kryesisht ndërtimet përgjatë lumit të Lanës janë ndërtime informale banimi 1, 2 dhe 3 kate, të vetëndërtuara dhe me kushte minimale të banimit. Këto banesa kanë mangësi të theksuara në lidhje me infrastrukturat sociale dhe inxhinierike. Lidhjet me rrjetin e ujit të pijshëm shpesh mungojnë dhe ato furnizohen me ujë pusi, i cili mund të jetë i ndotur. Po ashtu, edhe rrjeti i infrastrukturës së ujërave të zeza është informal, kështu që të gjithë kanalizimet janë shpërndarë mbi ose nën tokë. Infrastruktura rrugore është krejtësisht rastësore dhe nuk lidhet me asnjë linjë të transportit publik.

Rehabilitimi i lumit Lana në këtë segment dhe ndërtimi i zgjatimit të dy bulevardeve “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta” do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kësaj zone, duke siguruar një infrastrukturë të qëndrueshme, e cila do t’i shërbejë edhe zonave përreth saj, duke përmirësuar gjendjen tejet të amortizuar të infrastrukturës ekzistuese. Ky projekt do të zbatohet nga Bashkia Tiranë në shkurt të vitit 2022. MONITOR

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË JAM AVNI RUSTEMI E MIC SOKOLI"/ Presidenti Meta memorandum-bashkëpunimi me George Soros (VIDEO)
Previous article PRAG ZGJEDHJESH/ Nga presidenti, kryetari i Kuvendit tek ministrat, sa do të jenë pagat me ligjin e ri në Kosovë

k.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT