• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REHABILITIMI I KONVIKTEVE STUDENTORE/ Rikonstruktohet godina Nr. 5 në Qytetin Studenti  (FOTO)
Home
Sociale

REHABILITIMI I KONVIKTEVE STUDENTORE/ Rikonstruktohet godina Nr. 5 në Qytetin Studenti (FOTO)

15 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Një tjetër konvikt në “Qytetin Studenti” i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, për kushte më të mira jetese dhe mësimi për studentët. Pak kohë pasi qendrat studentore kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka nisur puna për rikonstruksionin e tyre. Pas punës së bërë me konviktet te Inxhinieria e Ndërtimit dhe Mjekësisë te rruga e “Dibrës”, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për përmirësimin e konvikteve në Qytet Studenti.

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinën Nr. 5, falë edhe ndihmës së donatorëve të ndryshëm, ndërsa u bëri thirrje studentëve që t’i kthehen mësimit për t’i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t’i gjejë me ambiente komode dhe të denja për të jetuar dhe studiuar. Ai zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët, nga të cilët dëgjoi problematikat që hasin në Qytetin Studenti, por edhe mori falenderimin për ndërhyrjen e shpejtë në rikonstruksionin e godinave.

“Është shumë e rëndësishme që të rikuperohen ditët e humbura të mësimit gjatë periudhës së dhjetorit, dhe e dyta, për ato pak fakultete ku ende ka bllokim të mësimit, studentët duhet të kuptojnë, jo për çështje politike, por për çështje praktike, nëse nuk na lirohen dhomat në korrik dhe mësimi vazhdon gjatë korrikut dhe gushtit, nuk kemi më kohë që kthimi i tyre në vjeshtë, t’i gjejnë dhomat e rregulluara. Ndaj, u apeloj studentëve, mos mendoni për partitë, mendoni për interesin tuaj dhe për interesin tuaj, sa më shpejt të mbarojë viti mësimor dhe të mos shtyhet, aq më shpejt mbarojnë dhomat tuaja, që në tetor të fillojnë të gjithë në ambiente shumë më komode”, tha Veliaj.

Ai theksoi se aktualisht, për shkak se studentët jetojnë ende në konvikte, po punohet me mjediset e përbashkëta, dushet, nyjet sanitare dhe fasadat, ndërsa ndërhyrja nëpër dhoma do bëhet gjatë muajve të verës, kur studentët të largohen në shtëpitë e tyre. “Ne po punojmë edhe tek Inxhinieria, te rruga e Dibrës, te Mjekësia, por sigurisht problematika më e madhe është në Qytetin Studenti. Tani që konviktet i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës, do ta trajtojmë me të njëjtin seriozitet siç trajtuam çerdhet dhe kopshtet. I kemi ndarë në dy faza: Faza e parë janë mjediset e përbashkëta, ku po e orientojmë ndërhyrjen te nyjet higjieno-sanitare, fasadat, ambientet e leximit dhe studimit. Ndërkohë, faza e dytë, fill pasi studentët të kenë liruar dhomat, do të jetë rehabilitimi i dhomave”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se për rikonstruksionin e konvikteve Bashkia e Tiranës, krahas mbështetjes buxhetore, po aplikon edhe skemën “adapto një konvikt” e ndjekur në rastin e çerdheve dhe të kopshteve. “Jam shumë i lumtur që fill pas vitit të ri ka filluar projekti konkret për rehabilitimin e konvikteve studentore. Bashkia e Tiranës po aplikon të njëjtën skemë që ka bërë për çerdhet dhe për kopshtet. Pra, ka kërkuar ndihmë te kompani, subjekte, të cilat kanë punuar me Bashkinë e Tiranës, të adoptojnë një nga konviktet. Disa po bëhen me ndërhyrje nga shoqata dhe ndihma ndërkombëtare. TIKA ka marrë përsipër një konvikt, KFW-ja do të fillojë fazën tjetër, për gjithë konviktet e tjera do të jetë një kompani që adopton një konvikt”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Ndaj, ai u bëri thirrje të gjitha bizneseve që veprojnë në Tiranë dhe kanë mundësi financiare t’i bashkohen këtë nismë për kushte më të mira për studentët dhe për të kontribuar për të ardhmen. “Thirrja sot është për kompanitë celulare, për bankat, për kompanitë e ndërtimit, për kontraktorë që mund të kenë punuar me Bashkinë e Tiranës, dhe për sa kohë kanë pasur një klimë transparente, të hapur, të garave të tyre, dhe kanë bërë punë publike, ne kërkojmë që të kthejnë mbrapsht diçka në komunitet, duke adoptuar një nga konviktet e Qytetit Studenti”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SURPRIZA NË "LOS BALANCOS"/ Ja kush kthehet në stolin e Real Madridit
Previous article MEMOLLA NË SHITJE/ Hajduk kërkon të përfitojë para përfundimit të kontratës

k.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT