Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vendosur 24 kilogram tritol për shpërthimin e dy ndërtesave në qytetin e Fierit i cili do bëhet në orën 13:00.
Report Tv po transmeton live me dron momentet e shpërthimit të dy objekteve. Bashkia e fierit ka planifikuar rehabilitimin e lumit Gjanica dhe ndërtimin e pedonale së qytetit.
Për këtë shpërthim të kontrolluar, sikurse ka bërë me dije institucioni në fjalë, janë hapur 800 furnella (vrima) në trupat e ndërtesave, ndërsa parashikohet të përdoret 24 kilogramë lëndë plasëse. Dy objektet, njëri katër katësh dhe tjetri pesë katësh, do të shemben në të njëjtën kohë.
Për të shmangur dëmet e ndërtesave të tjera që ndodhen afër janë vendosur 3 mijë thasë me rërë, dhe një mijë metra skelë. Po ashtu banorët duhet të mbajnë dyert dhe dritaret hapur për të shmangur valën goditëse.


