Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-zyrtarin e lartë të policisë për shqyrtim në një trupë tjetër gjykuese me argumentin se kundër Tahirit ka pasur shkelje të procedurave.
Ish-ministri Tahiri akuzohet për trafik droge, por gjykata e dënoi vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg të konvertuara në 3.4 vite shërbim prove.
Me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë dosja rikthehet përsëri në Apel.
Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme me argumentin se gjatë procesit kundër Saimir Tahirit ka pasur shkelje procedurale.
Përpos konfliktit të interesit të gjyqtares Albana Boksi, gjykata thekson se prokuroria u dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza dhe se nuk i dha mundësinë ish-ministrit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës që u dënua me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove.