• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REGJISTRIMI I PRONAVE TË FSHATARËVE/ Nis PROCESI i verifikimit të tokave. Pritet të DËMSHPËRBLEHEN…
Home
Aktualitet
Drejtësi

REGJISTRIMI I PRONAVE TË FSHATARËVE/ Nis PROCESI i verifikimit të tokave. Pritet të DËMSHPËRBLEHEN…

1 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ministrja Gjonaj u ka dhënë një lajm të mirë banorëve të fshatrave Fushë Bardhë dhe Zhulat në qarkun e Gjirokastrës, tokat e të cilëve do të preken nga ndërtimi i rrugës Kardhiq Delvinë.

Gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam” në Njësinë Administrative Cepo, ministrja Gjonaj ka deklaruar se javën e ardhshme do të nisë regjistrimi fillestar i tokës në fshatrat Fushë Bardhë dhe Zhulat duke bërë kështu të mundur që ata të përfitojnë dëmshpërblimet si rrjedhim i ndërtimit të rrugës Kardhiq – Delvinë që do të kalojë nga pronat e tyre.

Për fshatrat Fushë Bardhë dhe Zhulat, të cilat nuk kanë regjistrim fillestar, ose ashtu siç shpesh herë e kemi dëgjuar në zhargonin e përditshëm që nuk ndodhen në hartë, është një proces të cilin ne do ta marrim përsipër për ta filluar sa më shpejt dhe për ta përfunduar të paktën brenda një viti, me qëllim që edhe kur të fillojnë shpronësimet për efekt të rrugës ato toka të jenë njëherë e mirë të zgjidhura për sa i përket titullit të pronësisë. Ky është një premtim që së bashku me deputetin e zonës dhe së bashku me drejtorët që janë prezent këtu ne po ua bëjmë të ditur për t’u thënë që ky është një proces që ne do ta marrim përsipër dhe do ta fillojmë shumë shpejt.

Ministrja Gjonaj ka zhvilluar takime me banorët e njësive administrative Lunxhëri dhe Cepo, në qarkun e Gjirokastrës, me të cilët ka diskutuar për problemet e pronësisë së tokës, investimet në infrastrukturë, legalizimet dhe një sërë çështjesh që lidheshin me menaxhimin e qeverisjes vendore.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për të përmirësuar shërbimet, për të përmirësuar investimet, për të zgjidhur një herë e mirë disa probleme që kanë të bëjnë me çështjen dhe menaxhimin e tokës, për të zgjidhur një herë e mirë çështjen e miradministrimit dhe investimeve të ujit dhe njëkohësisht çështjen e punësimit.

Ministrja i ka siguruar banorët e të dy njësive administrative se me reformën e thellë që ka ndërmarrë, Qeveria synon ti japë fund katrahurës që është krijuar në 27 vjet me pronat e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “FIFA” kishte parashikuar eliminimin e Argjentinës, por finalja…
Previous article FATOS ÇOÇOLI/ Kampionati njëvjeçar i integrimit

g.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT