• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFUZON OFERTAT E SHBA-VE/ Por Kim Jong Un shprehet i gatshëm për të kthyer komunikimin me Korenë Jugore
Home
Nderkombetare

REFUZON OFERTAT E SHBA-VE/ Por Kim Jong Un shprehet i gatshëm për të kthyer komunikimin me Korenë Jugore

30 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se është i gatshëm të rikthejë linjat e komunikimit me Korenë Jugore para fillimit të tetorit, mirëpo vazhdon të refuzojë ofertat e Shteteve të Bashkuara për dialog.

Kim i ka bërë këto deklarata para parlamentit të shtetit, sipas raportimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve në Kore të Veriut, KCNA.

Lideri verikorean ka thënë se rikthimi i linjave të komunikimit në pikat kufitare, do të realizonte dëshirat e koreanëve për paqe në mes të dyja Koreve.

Koreja Veriore ka bllokuar linjat e komunikimit në muajin gusht, si shenjë proteste kundër stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në mes të Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara, vetëm disa ditë pas hapjes së tyre, pas më shumë se një viti.

Kim ka akuzuar Korenë Jugore për përkeqësim të tensioneve përmes ndërtimit të armëve dhe stërvitjeve ushtarake, si dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë propozuar bisedime pa ndryshuar “politën armiqësore” ndaj Koresë Veriore.

Kim, që ka refuzuar ofertat e SHBA-së për të rikthyer bisedimet për programin bërthamor të verikoreanëve pa parakushte, ka thënë se “praktikat armiqësore” të Uashingtonit dhe “kërcënimet ushtarake” mbesin të pandryshuara.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se shpresojnë se do të negociojnë me Korenë Veriore, por edhe e kanë bërë të qartë se sanksionet do të mbesin në fuqi, derisa verikoreanët të marrin hapa konkretë drejt çarmatosjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON DOKUMENTIN/ Evi Kokalari: Lulzim Basha ka paguar më shumë se 1 MILION DOLLARË për lobim në SHBA
Previous article ATENTATI NË SY TË FËMIJËVE/ Arrestohet "polici" që tentoi të vrasë Edison Begajn në Vlorë (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT