• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFUZOJNË UDHËTIMET DHE DUAN KUFIJTË E MBYLLUR/ Shumica e europianëve kanë frikë nga vala e dytë e COVID-19
Home
Nderkombetare

REFUZOJNË UDHËTIMET DHE DUAN KUFIJTË E MBYLLUR/ Shumica e europianëve kanë frikë nga vala e dytë e COVID-19

28 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

A ishte e drejtë të rihapeshin kufijtë e vendeve europiane për sezonin turistik? Dhe sa i sigurt është sot nga pikëpamja epidemiologjike Kontinenti i Vjetër?

Në mes të një sezoni turistik të mbizotëruar nga frika e Covid, firma konsulente Redfield & Wilton Strategies, ka pyetur qytetarët e Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Spanjës.

Më shumë se gjysma e italianëve – 54% – besojnë se kufijtë midis vendeve të ndryshme të Unionit duhet të mbyllen.

Të njëjtin opinion ndajnë spanjollët (57%) dhe francezët (63%), mbështetësit më të bindur të kufijve të mbyllur.

Në Gjermani, një nga vendet që e ka përmbajtur pandeminë në mënyrë më efektive të mundshme, vetëm 34% e gjermanëve janë në favor të mbylljes së kufijve, krahasuar me 52% pro hapjes së tyre.

43% e italianëve besojnë se nuk është e sigurt për turistët nga Europa veriore të udhëtojnë në vendet e Jugut të kontinentit. Gjermanët, francezët dhe spanjollët janë gjithashtu në të njëjtën linjë.

Para pandemisë, shumica e europianëve synonin të lëviznin për pushime verore, italianët mbi të gjitha: 3 nga 4 prej tyre kishin planifikuar udhëtime verore. 41% e gjermanëve kishin qëllim të kalonin kufirin dhe të shijonin disa ditë relaksuese jashtë vendit. Tendencë e kundërt në Spanjë, ku 43% e njerëzve kishin zgjedhur të kalonin pushimet në vendin e tyre.

Sidoqoftë, koronavirusi ka shkatërruar planet e verës. Sot më shumë se gjysma e europianëve nuk kanë ndërmend të udhëtojnë për pushime jashtë territoreve kombëtarë. 51% e italianëve do të qëndrojnë në shtëpi, 40% do të bëjnë pushime në Itali dhe vetëm 9% do të shkojnë jashtë vendit.

Numrat e mësipërm duket se nuk janë të favorshëm për sektorin e turizmit. Dhe me rritjen e rasteve të reja në vende të ndryshme, ky lajmi i keq mund të mos jete i fundit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA "MISS SHQIPËRIA 2020" TEK PASARELAT BOTËRORE/ Françeska Rustemi zbulon mardhënien e ngushtë me Oriola Marsahin (FOTOT)
Previous article EFEKTIVËT E POLICISË NË PORTIN E DURRËSIT "VËN DUART NË KOKË"/ Kapin të riun me 500 telefona të modeleve më të fundit, ishin kontrabandë

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT