• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
REFUZOI TIRANËN DHE E MUNDI ME KAMZËN/ Ja prapaskena me Sebino Plakun
Home
Futboll

REFUZOI TIRANËN DHE E MUNDI ME KAMZËN/ Ja prapaskena me Sebino Plakun

21 August, 2018 Isa.Autor Futboll, Sport

Ironi e fatit! Tirana mund të kishte marrë në skuadër Sebino Plakun, por sulmuesi i refuzoi bardheblutë për Kamzën e Bledar Devollit dhe që në ndeshjen e parë u shënoi gol pikërisht 24 herë kampionëve. Po, është më se e vërtetë! Tirana dhe Ze Maria kanë dashur me ngulm Sebino Plakun, sulmuesi i cili sezonin e shkuar luajti me Kamzën dhe shkëlqeu në Kategorinë Superiore.

Ze Maria, duke parë formën e tij, ua kishte paraqitur drejtuesve të Tiranës emrin e Sebinos për ta marrë në ekip. Marrëveshja me Kukësin për në Europë i frenoi bardheblutë, por me mbylljen e aventurës europiane, Tirana u hodh në sulm për t’i mbushur mendjen sulmuesit që të pranonte ofertën e tyre. Edhe pse ka pasur diskutime me sulmuesin, burime pranë klubit bardheblu pohojnë se Sebino nuk pranoi që të rivishej bardheblu. Plaku u kishte dhënë fjalën drejtuesve të Kamzës për të qenë pjesë e kësaj skuadre, dhe e kishte të pamundur të ishte pjesë e Tiranës.

Dhe në që në takimin e parë me Tiranën ose pak orë pas refuzimit të ofertës, Plaku jo vetëm që u aktivizua ndaj Tiranës, por ia doli të shënonte një gol dhe t’i dhuronte fitoren Kamzës, në të cilën është kapiten. Në fakt, flirti i Tiranës me Sebino Plakun ka nisur që sezonin e kaluar, kur bardheblutë luanin në Kategorinë e Parë. Bardheblutë sezonin e shkuar ishin gati të jepnin afro 6 milionë lekë (të vjetër) në muaj për lojtarin, për tri sezonet në vazhdim. Nuk do të mungonin as “bonuset”, që përfshinin ngjitjen, trofetë, por ndoshta edhe golat.

Veç 24 herë kampionëve të vendit, në “lojë” për të marrë shërbimet e tij ishin edhe Teuta me Kamzën, por këta të fundit, veç kontratës së majme sezonale, e joshën duke i ofruar edhe shiritin e kapitenit, por edhe Kategorinë Superiore, në të cilën Plaku luajti një sezon fantastik. Karriera – Sebino Plaku e ka nisur karrierën e tij si profesionist 15 sezone më parë me fanellën e Partizanit. Gjatë kohës si profesionist, ai ka shënuar 129 gola në më shumë se 400 ndeshje, mes kampionateve, Kupës, Superkupës. Sezonin e shkuar, Sebino Plaku luajti 32 takime me fanellën e Kamzës, duke shënuar 14 gola, ndërsa këtë sezon e nisi si titullar, duke i shënuar një gol të rëndë Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRSËRI NDRYSHIME NË APP STORE/ "Apple" tërheq aplikacionet e lojërave të fatit
Previous article RRAHU KEQ PRONARIN E MAKINËS/ Kush është 20 vjeçari që i theu XHAMAT... (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT