• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REFUZIMI” I SANDËR LLESHIT/ Hera e parë që një Presidenti nuk dekreton një MINISTËR në Shqipëri
Home
Politikë

“REFUZIMI” I SANDËR LLESHIT/ Hera e parë që një Presidenti nuk dekreton një MINISTËR në Shqipëri

3 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Zyra e shtypit njofton se presidenti Meta nuk e ka krijuar bindjen per te dekretuar Lleshin si minister te ri.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhet ne njoftimin e shkurtër të Presidencës.

Një javë më parë, pikërisht të shtunën më 27 tetor, Rama njoftoi se kishte emëruar pas dorëheqjes së Fatmir Xhafaj, gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Pak orë pas dorëheqjes, Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit.

Mediat aluduan per arsyet e mosdekretimit të Lleshit nga presidenti, duke shkruar se Meta kërkon te mesojë nga Ministria e Mbrojtjes nëse Lleshi mban ende ndonjë detyrë shtetërore në forcat e Armatosura, pasi sipas Kushtetues, ministri nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër shtetëror dhe as të jetë anëtar ose drejtues i ndonjë organi të shoqërisë civile.

Ndërkaq Meta deklaroi mbrëmjen e së premtes në një emision televiziv se vendimi lidhur me kërkesën për dekretimin e ministrit të ri, do të jetë një vendim kurajoz, duke nenkuptuar vendimin e sotem per te mosdekretuar Sandër Lleshin për postin e ministrit të Brendshëm.

Mosdekretimi i ministrit të ri eshte precedenti i parë në historinë e demokracisë në Shqipëri, që e fuste vendin në një situtatë të paprovuar, vecanerisht në kushtet e mungesës së Gjykatës kushetuese, e cila mund të interpretonte ligjërisht ngërçin e krijuar.

Gjithesesi në postin e ministrit të Brendshëm mbetet ende fatmir Xhafaj, shkarkimi i të cilit nuk miratua të enjten e kaluar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASKUSH SDO T'JU SPIUNOJË MË/ Whatssapp sjell risinë e shumëpritur
Previous article FITORJA E REAL MADRID/ Vinicius JR protagonist në fitoren e vështirë të Real Madridit ndaj Valladolidit

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT